Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ISKSH jep një pagë shpërblim për Qendrat Shëndetësore
English

ISKSH jep një pagë shpërblim për Qendrat Shëndetësore

Tiranë, 18 korrik NOA-Instituti i Sigurimeve e Kujdesit Shëndetësor ka vendosur të shpërblejë rreth 9 mijë mjekë, infermiere e staf mbështetës duke u dhënë një pagë shpërblim.

Nisur nga treguesit e mirë të performancës, punonjësit e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin kanë përfituar këto ditë deri në një pagë shpërblim për 6-mujorin e parë të vitit.

"ISKSH është e vendosur të vijojë politikën e stimulimit të stafit mjekësor bazuar në punën dhe performancën e tyre, duke patur në këtë mënyrë në fokus pacientin dhe shërbimin ndaj tij", u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e ISKSH-së, znj. Elvana Hana.

Pas rritjes së pagave deri në 17% për mjekët e familjes dhe deri në 21% për specialistët e cila hyri në fuqi që nga 1 maji 2009, punonjësit e qendrave shëndetësore përfituan shpërblimin e mesvitit i cili është shpërndarë tashmë mbi 200 qendra shëndetësore në vend dhe është në proces shpërndarjeje në qendrat e tjera.

Paga për mjekët në shërbimin shëndetësor parësor varion nga 46.000 lekë të reja në 78.000 lekë, ndërsa për personelin tjetër (infermiere, sanitare, shofere etj) varion nga 22.000-28.000 lekë.

Fondi në total i akorduar nga ISKSH në buxhetin e qendrave shëndetësore për shpërblimin e 6-mujorit është 290 milionë lekë të reja.

m.i/NOA

KOMENTE