Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katastrofa - kufizim dhe taksim
English

Katastrofa - "kufizim dhe taksim"

Ne duhet ta marrim një vendim të rëndësishëm: A duam ta kontrollojmë furnizimin tonë të energjisë dhe ndikimin në mjedis? Apo, duam t'ia japin Kinës, Rusisë dhe Arabisë Saudite

Nga Sarah Palin*

Rreziqeve ndaj ekonomisë sonë nuk u shihet fundi. Shkalla e papunësisë së Amerikës tash vonë e arriti nivelin më të lartë në më shumë se 25 vite dhe pritet të vazhdojë ngritjen.

Ka brenga se edhe kur ekonomia më në fund të kthehet, ky kthim nuk do të jellë ende pune. Borxhi i shtetit tonë është i papërmbajtur dhe përfshirja e qeverisë federale në sektorin privat është i paparaparë.

Fatkeqësisht, shumica nëpër media kombëtare më përpara do të fokusohen në thashethemet që kanë të bëjnë me personalitetin e ditës sesa në gravitetin e këtyre sfidave.

Andaj, edhe pse rrezikoj ta dëshpëroj klasën dërdëllitëse, më leni ta bëj të qartë atë që është kryesore në mendjen time dhe në çka do të jetë përqendrimi im: Jam thellësisht e brengosur për planin për energji kufizo-dhe-tregto të presidentit Obama, dhe besoj se ky plan paraqet një kërcënim tejet të madh ndaj ekonomisë sonë. Kjo gjë do ta rrezikojë shërimin e ekonomisë sonë në afat të shkurtë dhe do të shkaktojë dëmtim permanent.

Përparimi i Amerikës gjithmonë ka qenë i shtyrë nga furnizimi i sigurt i energjisë së bollshme dhe jo të shtrenjtë.

Posaçërisht në Alaskë, ne e kuptojmë lidhjen e pashmangshme në mes energjisë dhe përparimit, energjisë dhe mundësive, dhe energjisë dhe sigurisë.

Si pasojë e kësaj, shumica prej nesh në këtë shtet të madh e të pasur me energji e kuptojmë se taksa mbi energjinë kufizo-dhe-tregto e presidentit do të prekë secilin aspekt të ekonomisë së SHBA-së.

Nuk mund ta mohojmë faktin se gjersa bota po bëhet më e industrializuar, ne duhet t'u bëjmë reforma politikave tona të energjisë dhe të bëhemi më pak të varur nga burime të huaja të energjisë, por përgjigja nuk gjendet te shtrenjtimi dhe pakësimi i energjisë!

Ata të cilët e kuptojnë këtë çështje, e dinë se ne mund t'i përmbushim nevojat tona të energjisë si dhe sfidat ndaj ambientit pa e shkatërruar ekonominë e Amerikës.

Humbjet e vendeve të punës janë aq të sigurta nën këtë plan të ri, kufizo-dhe takso, sa që përfshin edhe një provizion, i cili u ndihmon punonjësve që sapo kanë mbetur pa punë nga sektori i tharë i energjisë, për 4.2 bilionë dollarë gjatë tetë viteve.

Ja ku shkoi krijimi i vendeve të punës. Si shtesë e rritjes së menjëhershme të papunësisë në sektorin energjetik, edhe më shumë vende pune amerikane do të kërcënohen nga çmimi në rritje i bërjes së biznesit nën planin kufizo-dhe-takso.

Për shembull, çmimi i bujqësisë dhe blegtorisë me siguri do të rritet, duke i zvogëluar të ardhurat e fermerëve dhe duke i rritur çmimet nëpër shitore. Çmimet e prodhimtarisë, magazinimit dhe transportimit, gjithashtu do të rriten.

Bukuria ironike e këtij plani?

Së shpejti, edhe liberali më i flaktë do ta kuptojë ekonominë e anës së furnizimit. Amerikanët të cilët do të preken më së shumti janë ata të cilët tashmë janë duke u orvatur për t'ia dalë në krye. Ashtu si e thotë bukur presidenti, faturat e tyre të rrymës "domosdo do të rriten".

Ku mbeti mosrritja e taksës për ata që marrin më pak se 250,000 dollarë në vit. Madje edhe Warren Buffet, një përkrahës i zjarrtë i Obamës, pranoi se nën skemën kufizo-dhe-tregto, "njerëzit e varfër do të paguajnë shumë më shumë për rrymë".

Ne duhet të shkojmë në një drejtim të ri. Ne jemi të pjekur për rritje ekonomike dhe pavarësi energjetike nëse në mënyrë të përgjegjshme i mbledhim burimet të cilat Zoti i krijoi nën tokën amerikane.

Njëlloj me rëndësi, ne kemi më shumë dëshirë dhe aftësi për ta mbrojtur mjedisin se që ka cilido komb nga i cili ne sot e marrim energjinë.

Në Alaskë, ne jemi duke përparuar në projektin më të madh të energjisë së sektorit privat në histori. Gazsjellësi ynë i gjatë prej 3,000 miljesh do të transportojë me qindra trilionë metra kub të gazit tonë të pastër natyral nëpër tregjet e uritura përgjatë tërë Amerikës.

Ne mundemi në siguri të shpojmë për naftë në det të SHBA-së dhe në një skaj të vogël, 8 km katrorë të Parkut Nacional Arktik nëse na jepet ndonjëherë leja nga burokratët e Uashingtonit.

Natyrisht, Alaska nuk është burimi i vetëm i energjisë amerikane.

Shumë shtete kanë qymyr me bollëk, teknologjia e të cilit vazhdimisht është duke e shndërruar këtë në një burim më të pastër të energjisë.

Perëndimorët, thjesht janë duke qëndruar mbi male të tëra të naftës dhe gazit dhe secili shtet mund ta konsiderojë mundësinë e energjisë nukleare.

Ne duhet ta marrim një vendim të rëndësishëm: A duam ta kontrollojmë furnizimin tonë të energjisë dhe ndikimin në mjedis? Apo, duam t'ia japin Kinës, Rusisë dhe Arabisë Saudite?

Mos gaboni: plani i Presidentit Obama do të çojë në këtë të dytën. Për aq shumë arsye, ne nuk kemi hesap ta vrasim prodhimtarinë energjetike shtëpiake apo ta mbysim secilin konsumator amerikan me çmime më të larta.

A mundet Amerika të prodhojë më shumë energji me anë të investimeve strategjike të cilat e mbrojnë mjedisin, e ringjallin ekonominë tonë dhe e sigurojnë kombin tonë? Po, ne mundemi. Vetëm se jo me planin energjetik kufizo-dhe-takso të Barack Obamës.

(*) Republikane, Guvernatore e Alaskës

KOMENTE