Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE i tërheq vëmendjen Shkupit zyrtar: Respektoni të drejtat qytetare
English

KE i tërheq vëmendjen Shkupit zyrtar: Respektoni të drejtat qytetare

Shkup, 18 korrik NOA- Organizatat për të drejtat e njeriut në Maqedoni dhe Komisioni Evropian i tërheqin vëmendjen Shkupit zyrtar të respektojë të drejtat e njeriut. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, INA, Ato kërkojnë marrjen e masave përmirësuese për garantimin e të drejtave dhe lirive qytetare.

"Maqedonia, edhe pse është nënshkruese e shumë akteve ndërkombëtare, konventave për të drejtat e njeriut, nuk ka arritur që këto dokumente, të cilat edhe u bënë pjesë e sistemit juridik në Maqedoni, t'i zbatojë në praktikë.

Përkundrazi, vazhdon me avazin e vjetër duke shkelur si të drejtat individuale, ashtu edhe ato kolektive", thotë Milaim Fejziu, kryetar i degës për Maqedoninë të forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Sipas tij, në Maqedoni ende vlejnë gjykimet dhe ndëshkimet e deliktit verbal.

"Ende në Maqedoni ka të burgosur politikë, ende në Maqedoni ka procese të montuara politike, ende në Maqedoni nuk respektohet e drejta në arsim dhe në mbrojtje kulturore", vlerëson Fejziu.

Edhe Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit kanë theksuar në raportet e tyre se institucionet në Maqedoni duhet të bëjnë më shumë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian është konstatuar se Maqedonia ende çalon sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, prandaj edhe Brukseli i ka rekomanduar autoritetet vendase që të punojmë për të garantuar respektimin e konventave ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

m.i/NOA

KOMENTE