Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përsëri protesta masive në Teheran, kërkohet lirimi i opozitarëve që janë në burg
English

Përsëri protesta masive në Teheran, kërkohet lirimi i opozitarëve që janë në burg

Teheran, 18 korrik, NOA - Katër javë pas shtypjes së protestave, lëvizja opozitare në Iran sërish proteston me forcë të re. Megjithë ndalimin dhjetëra mijëra përkrahës të kandidatit reformator për president Mir Husein Musavi demonstruan në Teheran me rastin e lutjes së të premtes në afërsi të universitetit të kryeqytetit.

Protestuesit thirrën "vdekje diktatorit" duke iu referuar Presidentit Mahmud Ahmadinexhad dhe kërkuan lirimin e opozitarëve që ndodhen në burg. Policia dhe milicët përdorën gaz lotsjellës dhe shkopa gome kundër demonstruesve. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje u arrestuan një numër i madh personash.

Kleriku iranian me influencë, ish-presidenti iranian, Akbar Hashemi Rafsanxhani, gjatë lutjes së të premtes tregoi mirëkuptim për kërkesat e demonstruesve. Ai bëri thirrje për një debat të hapur mbi zgjedhjet e kontestuara presidenciale.

n.e/NOA

Â

KOMENTE