English

Sherri në Berat, qëllohet për vdekje me pistoletë një 30-vjeçar

Berat, 18 korrik, NOA - Një sherr mes tre personash ka rezultuar me pasoja tragjike mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit, ku 30-vjeçari Erjon Toska ka mbetur i vrarë pas një goditje me pistoletë.

Të dhënat paraprake të policisë mbi ngjarjen tregojnë për një konflikt të motiveve të dobëta mes dy vëllezërve Toska dhe autorit të ngjarjes, i cili për arsye htimi, ende nuk bëhet i ditur publikisht se cili është.

Në sherr e sipër, ai ka qëlluar ndaj dy vëllezërve me pistoletë, duke lënë të plagosur rëndë Erjon Toskën, i cili nuk ka mundur t'u rezistojë dot plagëve të marra dhe është ndarë nga jeta pas pak minutash.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të cilët kanë bërë vëzhgim mbi rrethanat apo shenjat e mundshme, duke pritur që të ketë detaje të mëtejshme pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve apo edhe marrjes në analizë të të gjitha provave të deritanishme.

Ndërsa autori i kësaj ngjarje të rëndë është shpallur person në kërkim.

KOMENTE