Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet i riu vlonjat në Itali, dorëzohet autori i dyshuar
English

Ekzekutohet i riu vlonjat në Itali, dorëzohet autori i dyshuar

Ravena, 19 Korrik NOA - Konflikti mes të rinjsh shqiptarë ka sjellë në vdekjen e njërit prej tyre në Ravena të Italisë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Viktima është 21-vjeçari nga Vlora Armando Jaho. Autor i dyshuar i krimit, është Besmir Kollovi, 24 vjeç, nga Babica, komuna Qendër në Vlorë, emigrant që nga viti 2000 me dokumente të rregullta në Itali, punëtor në sektorin e ndërtimit.

Disa orë pas ngjarjes, mëngjesin e së Shtunës ai është dorëzuar në policinë lokale italiane, duke pohuar se "kam vrarë një njeri".

Vrasja

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së Premtes në stacionin e trenit të lokalitetit Poggibonsi, provincë e Sienas, gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas hetimeve policore, Besmir Kollovi është përplasur me të riun vlonjat Armando Jaho, nxitur shumë nga konsumimi i pijeve alkoolike.

Sikundër ka pranuar në polici, Kollovi, në konfrontim e sipër për shkak të sherrit të ashpërsuar me fyerje mes të dyve, ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar Jahon.

Në të vërtetë, mjekët konstatuan një plagë pranë zemrës, me thellësi 18 cm të shkaktuar nga goditja me thikë "Opinel", në kraharor.

Arratia

Menjëherë pasi ka lënë të përgjakur 21-vjeçarin, ka hipur në makinën e tij, një "Audi" tip "A3" dhe sikundër doli nga hetimet, plani më i parë i Kollovit ka qenë të arrinte të shkonte në Ancona dhe atje të merrte tragetin për në Vlorë.

Por kjo ishte vetëm një ide që i shkoi nëpër mend sepse ka vendosur krejt të kundërtën, të dorëzohej tek autoritetet policore.

Ndaj ka ndryshuar itinerar deri në Ravena ku një kushëriri i tij jeton në lokalitetin Alfonsine.

Dorëzimi

Ishte pikërisht kushëriri i tij që e nxiti dhe më shumë të dorëzohej në polici, duke e këshilluar që ishte më mirë të përballej vullnetarisht me drejtësinë italiane.

Tollovi ka pranuar dhe pasi është dorëzuar dhe i është komunikuar arresti me burg, ka pajtuar dhe avokatin mbrojtës, Ermanno Cicognani.

Në seancën e marrjes në pyetje, i riu Kollovi ka pranuar vrasjen e Armando Mahos dhe ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur thikën.

Tani, në pritje për të nisur shqyrtimi gjyqësor, emigranti shqiptar gjendet në dhomat e paraburgimit të rrugës "Port'Aurea" në Ravena dhe të Hënën pritet të dalë para gjykatës në Siena, për vlerësim mase sigurie që ka dhënë policia.

Hetimet

Për policinë, shërbyen veçanërisht regjistrimet e kamerave të gjendura në brendësi të bar-picerisë "Dopolavoro", ku Armando, miqtë e tij dhe Besmir Kollovi, gjendeshin mbrëmjen e së Premtes për të ngrënë picë dhe pirë disa birra.Â

Grupi i shokëve të Armandos, ishte frekuentues i rregullt i lokalit "Dopolavoro", kurse 24-vjeçari Kollovi vinte për herë të parë atje ndaj askush nuk e njihte në lokal kur ai hyri dhe qëndroi në një tavolinë.

Në rrethana ende të paqarta, pasi edhe dëshmitarët thanë se nuk mbanin mend shumë si nisi krimi pasi kishin pirës shumë, mes dy djemve ka shpërthyer grindja fatale që çoi në vdekjen e njërit prej tyre.

Ndërkohë, policia tha se ka arrestuar edhe 4-vjeçarin tjetër shqiptar, N.M., emigrant që jeton me familjen në Poggibonsi, i cili akuzohet për favorizim personi.

Kamerat kishin kapur momente kur ai përpiqej të ndante Kollovin dhe Jahon gjatë grindjes së tyre por kur u mor në pyetje, mohoi të ishte ai që kishte bërë përpjekje për të shmangur përgjakjen, duke thënë se as që ishte i pranishëm në atë incident.

Viktima

Armando Jaho, lindur në Vlorë më 27 qershor 1988, ishte emigrant i rregullt në Itali dhe jetonte i vetëm, në Valdelsa ku edhe punonte në një fabrikë.

Policia tha se veç dëshmisë së Kollovit, i shërbyen shumë dhe hetimet e saj. Kështu ajo kishte thirrur të dashurën e Kollovit dhe disa shokë të tij, duke i sugjeruar të njoftojnë nëse arrinin të flisnin me të dyshuarin.

/j.m/k.k/NOA/

KOMENTE