Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, tre sllavë përdhunojnë dhe vjedhin prostitutën shqiptare
English

Itali, tre sllavë përdhunojnë dhe vjedhin prostitutën shqiptare

Breshia, 19 korrik NOA - Një vajzë shqiptare e cilësuar si prostitutë nga policia italiane ka renë pre e një vjedhjeje me dhunë seksuale.

Sipas mediave italiane vajza ishte një prostitutë shqiptare, dhe natën e kaluar ka kërkuar ndihmën e policisë.

Mësohet se ajo ishte rreth 30-vjeçe dhe qarkullonte në një bulevard të Breshias në kërkim të klientëve me të cilët kryente marrëdhënie seksuale kundrejt parave.

Natën e kaluar teksa ajo po xhironte në rrugët e qytetit italian, i është afruar një person i cili e ka ftuar atë në një hotel.

Ajo ka hipur në makinë por vetëm pak minuta më pas ka konstatuar ndryshimin e destinacionit të makinës.

"Klienti" e ka çuar prostitutën në një vend të izoluar. Gjithmonë duke iu referuar vajzës, tre sllavë e kanë dhunuar seksualisht dhe e kanë vjedhur.

Sipas saj "klienti" bashkë me shokë të tij e kanë dhunuar seksualisht dhe më pas i kanë marrë sendet e saj personale dhe paratë që ajo mbante me vete.

30-vjeçarja sapo ka shpëtuar prej tyre ka lajmëruar policinë dhe më pas ka përfunduar në spital.

Hetimet kanë nisur menjëherë pas disa orësh pas denoncimit të bërë nga vajza, por nuk kanë qenë të lehta, pasi ajo nuk i njihte personat të cilët u larguar menjëherë.

k.k/NOA

KOMENTE