Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalimtari gjen vdekjen pasi përfshihet nga një makinë në rrugën Sukth-Ishëm
English

Kalimtari gjen vdekjen pasi përfshihet nga një makinë në rrugën Sukth-Ishëm

Durrës, 19 Korrik NOA - Një burrë në moshë të thyer gjeti vdekjen paraditen e së dielës pasi u përfshi në një aksident, për të cilin policia ka bërë shoqërimin e një personi.

Ngjarja sikundër informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, ka ndodhur në rrugën që lidh Sukthin me Ishmin në afërsi të fshatit Hamallaj.

Kalimtari 69-vjeçar, Hasan Shehi ishte duke u përpjekur të kalonte rrugën për të shkuar në vendbanimin e tij, kur një automjet tip "Benz" e përfshiu nën rrota duke i shkaktuar plagë fatale.

I moshuari ka gjetur vdekjen, kurse me mbërritjen e policisë, është bërë shoqërimi i të riut Alfred Bardhi, i cili drejtonte automjetin e përfshirë në aksident.

/v.m/k.k/NOA/

KOMENTE