Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtina e Beogradi, EULEX negociata për t'i afruar me njëri-tjetrin
English

Prishtina e Beogradi, EULEX negociata për t'i afruar me njëri-tjetrin

Prishtinë, 19 korrik NOA-Udhëheqës të EULEX në Kosovë, thonë se po bëjnë përpjekje për të arritur marrëveshje me Beogradin zyrtar rreth çështjeve të interesit të përbashkët, përfshirë policinë, doganat dhe drejtësinë.

Sipas tyre marrëveshjet kanë të bëjnë me shkëmbimin e informatave, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për një numër çështjesh.

Një zëdhënës i EULEX-it, Christophe Lamfalussy, i tha BBC-së se autoritetet në Prishtinë janë në dijeni të përpjekjeve që po bëhen për arritjen e marrëveshjes me Beogradin ku misioni evropian po luan rol të rëndësishëm. Â

Ai tha se një delegacion i EULEX-it do të qëndrojë brenda pak ditësh në Beograd për të vazhduar bisedimet rreth doganave, por edhe policisë e drejtësisë, për arritjen e një marrëvëshjeje për shkëmbim të informatave në këto fusha.

Sipas tij, Beogradi zyrtar që prej disa javësh ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj EULEX-it dhe ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet e interesit të përbashkët.

m.i/NOA

KOMENTE