Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Talebanët afganë rrëmbejnë ushtarin amerikan, e publikojne pengun në internet
English

Talebanët afganë rrëmbejnë ushtarin amerikan, e publikojne pengun në internet

Kabul, 19 korrik NOA-Një ushtar amerikan i kapur muajin e kaluar në Afganistan, ka dalë në një video në një faqe interneti që operohet nga talebanë.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se videoja është autentike dhe e kanë dënuar atë për për thyerjen e ligjit ndërkombëtar.

Ushtari, duket në këtë video me kokën e qethur zero dhe njëri prej rrëmbyesve të tij mban stemat indentifikuese.

Ky xhirim prej 28 minutash tregon ushtarin amerikan të ulur në një krevat dhe më pas duke ngrënë.

Zyrtarët amerikanë po thonë se po bëjnë ç'është e mundur për të siguruar lirimin e ushtarit.

Pentagoni konfirmoi se ushtari ishte 23 vjeçari, Bowe Bergdahl nga shteti Idaho.

Për kthimin e ushtarit shëndoshë e mirë, janë shpërndarë fletushka dhe është ofruar një shpërblim.

Zyrtarët lokalë afganë thonë se ushtari u kap shumë pranë bazës ushtarake amerikane në provincën lindore Paktika.

m.i/NOA

KOMENTE