English

Berisha feston fitoren në Durrës

Durrës, 20 korrik NOA - Dega e Partisë Demokratike e Durrësit, ka organizuar mbrëmë një festë për fitoren e koalicionit "Aleanca e Ndryshimit" në zgjedhjet e 28 qershorit, ku mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.

Berisha mbajti një fjalim gjatë festës ku shprehu mirënjohje ndaj të gjithë votuesve të PD-së, komisionerëve si ndaj tÑ‘ gjithë aktivistëve për fushatën që bënë në këto zgjedhje.

"Mandati që ne nisim është mandati i mundësive më të mëdha në tërë historinë e vendit, është mandati, në të cilin ne do të shndërrojmë në realitet ambiciet tona më të mëdha pozitive, është mandati, në të cilin ne do t'ia dalim ta ndryshojmë tërësisht këtë vend nga Konispoli në Vermosh, është mandat, në të cilin ne do të ndërtojmë së bashku Shqipërinë industriale, Shqipërinë turistike, Shqipërinë moderne, është mandati, në të cilin, pas katër vitesh, Shqipëria e prapambetjes shekullore do te jetë thjesht një kujtesë jo e afërt në memorien tonë" tha kryeministri Berisha.

"Ne e nisim këtë mandat, pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe mbarë botës se nuk ka projekt që ne nuk mund ta zbatojmë në këtë vend, në interesin publik të shqiptarëve" deklaroi me tej Berisha.

Ai u premtoi qytetarëve të Durrësit se do të ndryshojë qytetin e tyre.

k.k/NOA

KOMENTE