Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Numrat e KQZ-së janë në duart e Sali Berishës
English

Rama: Numrat e KQZ-së janë në duart e Sali Berishës

Tiranë, 20 korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dalë sot pas mesditë në një konferencë për shtyp ku deklaroi se PS do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën që ka zgjedhur Sali Berisha.

"Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë po ndodh pas 28 qershorit, çfarë mund të ndodh ende më tutje në rast se Partia Socialiste nuk bën atë që po bën dhe do bëj më tej" deklaroi Edi Rama.

Sipas tij numrat e KQZ-së janë në duart e Sali Berishës, KQZ-ja e Berishës mund ta marrë zvarrë procesin.

"Nuk ka asnjë forcë që ta ndalë Partinë Socialiste për të mbrojtur demokracinë.

Për të mbrojtur lirinë që as na e ka dhënë dhe as na e merr dot Sali Berisha.

Duke mos nguruar të përdorur çdo mjet kur pushteti u mohon të drejtën e barazisë para ligjit dhe askush të mos harrojë se jemi forca më e madhe e Shqipërisë" shtoi më tej Rama.

Ai shtoi më tej se subjektet e dëmtuara kërkuan me të drejtën e ligjit rinumërimin e kutive.

"Një pushtet i grabitur nuk mbahet dot me pahir në mes të Evropës në shekulli e 21

Është e kotë Partia Socialiste do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën që ka zgjedhur Sali Berisha, jemi të vetëdijshëm për rolin tonë jetik për demokraci" deklaroi kreu i PS-së Rama.

k.k/NOA

KOMENTE