Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, policia asgjëson 1960 rrënjë bime narkotike
English

Shkodër, policia asgjëson 1960 rrënjë bime narkotike

Shkodër, 20 korrik NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut së Shkodrës ka asgjësuar gjatë orëve të fundit 1960 rrënjë bimë narkotike.

Nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Komisariatin e Malësisë së Madhe dhe Repartin 713 të F.N.SH-se, u organizua një operacioni me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotikeve në orët e para të mëngjesit, në zonat e Komunës Gur i Zi, Shkodër, dhe Fshatin Boge Komuna Shkrel rrethi Malësisë së Madhe.

Burime nga policia thanë se u bë i mundur, identifikimi dhe asgjësimi i gjithsej 1960 rrënjë, bime narkotike cannabis sattiva, ku

në vendin e Quajtur "Bregu i Tanës" të fshati Boge, rrethi Malësia e Madhe, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjeshëm, u gjetën 1 parcele me 365 rrënjë, bime me karakteristika të ngjashme me ato të cannabis sattiva.

Në vendin e quajtur "Meshkall" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjetën 2 parcela me 215 rrënjë, bimë me karakteristika të ngjashme me ato të cannabis sattiva.

Në vendin e quajtur ‘Shpor", të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkoder, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjeten 1 parcele me 70 rrënjë, bimë.

Në vendin e quajtur "Maja e Qerpikut" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjetën 3 parcela me 700  rrënjë, bimë me karakteristika të ngjashme me ato të cannabis sattiva.

Në vendin e quajtur "Terti" në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjetën 7 parcela me 610 rrënjë.

Policia kreu asgjësimin e bimëve me anë të djegies me zjarr i gjithsej 1960 rrënjëve.

k.k/NOA

KOMENTE