Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veteranët e luftës së UÇK-së kërkojnë pensione 500 euro e kushte më të mira
English

Veteranët e luftës së UÇK-së kërkojnë pensione 500 euro e kushte më të mira

Prishtinë, 20 korrik, NOA - Invalidë dhe veteranë të luftës kërkojnë dyfishimin e të ardhurave të tyre. Ata marrin prej 52 deri në 235 euro, varësisht prej shkallës së invaliditetit. E tani kërkojnë të ardhura deri 500 euro. Qeveria thotë se është duke shqyrtuar kërkesat e tyre.

Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi theksoi se janë duke punuar me shoqatat e veteranëve dhe invalidëve në hartimin e Ligjit për invalidët dhe veteranët e luftës.

"Nuk e shohim punë pazari përmbushjen e kërkesave të veteranëve dhe invalidëve. Ne do ta japim maksimumin brenda mundësive që ekzistojnë", tha Krasniqi, pa përmendur një shumë, e cila do të mund tiu jepej invalidëve tash për tash.

Por, sipas Krasniqit, qeveria e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndihmuar invalidët me më shumë se 800 mijë euro.

Ai e ka mohuar të jenë anashkaluar veteranët nga ana e qeverisë aktuale, derisa ka akuzuar qeveritë paraprake për lënie pas dore të kësaj kategorie.

Por, kështu nuk mendojnë përfaqësuesit e veteranëve të luftës, të cilët kërkojnë që privilegjet e tyre të respektohen.

Fatmir Shurdha, nënkryetar i Organizatës së veteranëve të Luftës, që përfaqëson 23 mijë ish-luftëtarë të UÇK-së, thotë se ish-luftëtarët në Kosovë nuk janë integruar me kriteret e ushtarëve të vendeve të tjera në pasluftë. "Shumë ish-ushtarë kanë mbetur jashtë derisa një pjesë janë inkuadruare në ish-TMK dhe SHPK. Veteranët e luftës kanë mbetur pa kurrfarë benificioni. Ata nuk kanë marrë ndihmë institucionale, përveç në disa raste shumë të rënda, ne shoqatat jemi mbledhur dhe iu kemi ndihmuar atyre", ka thënë ai.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE