Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI,Vasili: Mbështesim të gjitha masat e marra nga qeveria për gripin e derrave
English

LSI,Vasili: Mbështesim të gjitha masat e marra nga qeveria për gripin e derrave

Tiranë, 21 korrik NOA - Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një deklarate për shtyp në emër të partisë ka mbështetur masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe grupi ministror i drejtuar nga kryeministri për përballimin e gripit të derrave.

"Sot Shqipëria kalon një moment të veçantë dhe të rëndësishëm lidhur me përhapjen e gripit të derrit edhe në vendin tonë.

Ne mbështesim të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror i drejtuar nga Kryeministri.

Situata kërkon një vëmendje të veçantë kryesisht lidhur me një kontroll akoma më intensiv veçanërisht me kontrollin në pikat kufitare, ato ajrore dhe ato detare" tha Vasili.

Sipas tij, media do të duhet që të jetë sot më e kujdesshme se asnjëherë dhe do të ishte e udhës të punonte sa më shumë me informacione të karakterit zyrtar, sepse specifikat e kësaj lloj pandemie të paverifikuara kurrë më parë kërkojnë kujdes te veçantë, sepse si alarmizmi pa vend ashtu edhe nënvleftësimi do të ishin njëlloj të rrezikshme.

"Do të duhet edhe intensifikim akoma më i madh i promocionit dhe format e komunikimit mediatik, sepse sot qytetarët kanë këtë mundësi kryesore.

Shërbimi shëndetësor veçanërisht duhet të jetë në gatishmëri të plotë veçanërisht ai parësor, i cili komunikon me një numër të madh qytetaresh, si dhe do të duhet të komunikojmë me të gjithë familjet, të cilat kanë nën mbulim për të informuar gjerësisht ata" përfundoi Vasili.

k.k/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE