English

MPPTT reagon ndaj deklaratave të Braçes: Rrugët e reja, prioritet i qeverisë

Tiranë, 21 korrik NOA-Ministria e Punëve Publike ka reaguar sot pa deklaratave të deputetit të PS, Erjon Brace.

Në deklaratën për mediat, zëdhënsja e ministrisë theksoi se qeveria  vazhdon të ndjekë me të njejtin intensitet projektin e saj të ndryshimit të infrastukturës  në vend, në perputhje të plotë me programin e mazhorancës, në përputhje të plotë  me kërkesat e qytetarëve shqiptarë, në përputhje të plotë me programin e vet financiar.

 "Po ndërtojme dhe do te vazhdojmë të ndertojme  dhe do ta bejmë këtë  me të gjitha rrugët nacionale, por do ta bëjmë  edhe me rrugë të qyteteve të medha të vendit sa herë do të konstatojmë  pamundësi apo paaftesi nga ndonje bashki per ti shërbyer qytetarëve" thuhet në deklaratë.

 Në emër të qeverisë, qeveria i ka bërë thirrje Bracces apo Ramës që të mos mohojnë veprat e ngritura pasi politika e mohimit mund ti çojnë në 2013  në të njëjtën disfatë që i çuan në 2009.

m.i/NOA

KOMENTE