Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, Ambasadorët e BE në Kolegjin Zgjedhor, kërkojnë besueshmëri të procesit
English

Zgjedhjet, Ambasadorët e BE në Kolegjin Zgjedhor, kërkojnë besueshmëri të procesit

Tiranë, 21 korrik NOA- Në ditën e parë të punës së Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankesave të dërguara nga KQZ për zgjedhjet e 28 qershorit, Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një takim me anëtarët e këtij Institucioni. Ata i kanë siguruar Kolegjit Zgjedhor mbështetjen e tyre në punën e tyre për zgjidhjen përfudimisht të debateve mes dy forcave politike.

"Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqiperise dhe gadishmërise për të ecur përpara drejt integrimit të mëtejshëm në BE", thuhet në deklaratën zyrtare të të ambasadorëve të BE të akredituar në Tiranë.

Në takim, ambasadorët kanë theksuar rëndësinë që ky proces për standardet e zgjedhjeve. Sipas tyre, komuniteti ndërkombëtar po ndjek ccdo hap me vëmendje pasi

vlerësimi final i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të varet në nje shkallë të konsiderueshme nga trajtimi i procesit të ankimimeve dhe apeleve.

Më poshtë lexoni deklaratën:

Sot, Presidenca Europiane, Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian dhe Ambasadorët e Mbreterisë së Bashkuar, Republikës Federale të Gjermanisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takuan Kolegjin Zgjedhor për të sinjalizuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe interesin për një proces elektoral të besueshëm. Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe gadishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit të mëtejshëm në BE.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë nga afër procesin elektoral. Vlerësimi final i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të varet në një shkallë të konsiderueshme nga trajtimi i procesit të ankimimeve dhe apeleve. Duke patur parasysh ndërhyrjet që u vunë re në procesin e numërimit të votave nga partitë politike dhe presione ndaj administratës zgjedhore, përfaqësuesit diplomatikë theksuan rëndësinë e rolit të Kolegjit Zgjedhor dhe të një procesi gjyqësor të pavarur.

Përfaqësuesit diplomatikë nxitin administratën zgjedhore dhe partitë politike të punojnë konstruktivisht për një mbyllje të suksesshme të procesit zgjedhor, drejt formimit të një Qeverie legjitime.

m.i/NOA

KOMENTE