Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Peqin: Në mandatin e dytë do të shkëpusim vendin nga prapambetja
English

Berisha në Peqin: Në mandatin e dytë do të shkëpusim vendin nga prapambetja

Peqin, 22 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat-Peqin, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 150 milionë lekë dhe me gjatësi 12 kilometra.

"Dua t'ju shpreh kënaqësinë time të veçantë që inaugurojmë sot punimet në këtë rrugë që lidh Lushnjen me Peqinin, e cila ndihmon dhe lehtëson shumë jetën e banorëve të komunave të kësaj zone, një zonë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, me një prodhim bujqësor të madh. Me këtë rrugë, së bashku me Boshtin e Jugut dhe rrugën që kalon në Belsh, Kosovë, ne i japim një urbanizim të madh kësaj zone, Dumresë dhe bëjmë që dalja në treg të jetë shumë më e shpejtë" u shpreh Berisha para banorëve të zonës.

Kryeministri u bëri thirrje atyre të mbjellin sa më shumë ullinj duke i garantuar ata se do të financojë çdo rrënjë ulli të mbjellë në këtë komunë dhe në të gjithë ultësirën bregdetare.

"Qeveria, në projektin e saj të mbështetjes së fuqishme për fermerët, katër vitet që vijnë do të subvencionojë çdo projekt të fermerëve të Ballagatit, të Myzeqesë dhe të mbarë Shqipërisë. Qeveria do të rrisë pensionet e pensionistëve në fshat dhe do t'i barazojë ato me ato të qytetit" tha Berisha.

Sipas tij, mandati i dytë është mandati i mundësive më të mëdha në tërë historinë e vendit, është mandati në të cilin qeveria është e bindur se do ta ndryshojë Shqipërinë në atë mënyrë sa ajo të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga prapambetja shekullore që trashëgon.

k.k/NOA

Â

KOMENTE