Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet i dënuari Kallmi me 12 vjet burg për një vrasje 11 vjet më parë
English

Ekstradohet i dënuari Kallmi me 12 vjet burg për një vrasje 11 vjet më parë

Tiranë, 22 korrik, NOA - Zyra e Interpolit në Tiranë, në bashkëpunim me atë nga Londra, ka mundur të kryejë ekstradimin nga Anglia drejt Shqipërisë të 34-vjeçarit Edmond Kallmi.

I linduri nga Kuçova, është dënuar nga gjykata e Beratit me vendimin nr.3 të datës  12.01.2000, sipas të cilit Edmond Kallmit i janë ngarkuar 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje në bashkëpunim", parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal. Sipas vendimit të gjykatës, më datën 12.09.1998, në fshatin Perondi, të rrethit të Beratit, Edmond Kallmi, së bashku me shtetasin Dritan Vila, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtëpisë ku banonte Hamit Baci.

Nga të shtënat ka mbetur e vrarë bashkëshortja e të lartpërmendurit, Ariana Baci.

Ngjarja ka ndodhur pas një grindje të mëparshme mes Hamit Bacit dhe të dënuarve Edmond Kallmi e Dritan Vila, një lokal të fshatit Perondi.

Kallmi më pas, është arrestuar në vitin 2006 me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë në Londër.

n.e/NOA

Â

KOMENTE