Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX hedh poshtë deklarimet e Beogradit se nuk ka bisedime me Prishtinën
English

EULEX hedh poshtë deklarimet e Beogradit se nuk ka bisedime me Prishtinën

Prishtinë, 22 korrik, NOA - EULEX-i ka hedhur poshtë deklarimet e Beogradit se nuk ka nisma për bisedime me Prishtinën.

Shefi i Zyrës për informim i këtij misioni, Christophe Lamfalussy tha se mund të thuhet se bisedimet teknike kanë filluar që në muajin mars, me vizitën e shefit të EULEX-it Yves de Kermabon në Beograd.

"Po ne kemi bisedime që nga marsi, kur shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, ka shkuar ne Beograd. Ajo ka qenë një nisje e një numri të bisedimeve për çështje teknike ne nivel të komponentëve te cilat janë, doganat, drejtësia dhe policia. Ne jemi në fazë të vazhdimit të këtyre bisedimeve, në çështje të ndryshme dhe ne do të dëshironim të nënshkruanim tri protokolle për doganat, drejtësi dhe polici me Beogradin", ka thënë Lamfalussy. Zyrtarë të EULEX-it ka thënë se paraprakisht i kanë njoftuar edhe autoritet e Prishtinës për këto kontakte me Beogradin. Ndërkaq, Sllobodan Homen, sekretar i shtetit në Ministrinë serbe të Drejtësisë, ka përgënjeshtruar këto bisedime duke thënë se para fillimit të bisedimeve Beogradi kërkon nga EULEX-i që të japë përgjigje në disa çështje thelbësore. "Para së gjithash, cilat dispozita do të zbatohen në gjykata, ato që vlejnë në Serbi, të UNMIK-ut, ato të cilat janë aplikuara deri në vitin 1999 apo eventualisht dispozitat e qeverisë së Kosovës, gjë që për ne është plotësisht e papranueshme", ka thënë Homen. Zyrtarë të EULEX-it kanë pranuar se funksionalizimi i plotë i doganave dhe kthimi i gjyqtarëve vendës në veri nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Beogradin.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE