Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Haxhinasto: Kolegji zgjedhor, pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor
English

LSI, Haxhinasto: Kolegji zgjedhor, pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor

Tiranë, 22 korrik NOA - Kryetari i KDK-së së LSI-së, Edmond Haxhinasto, ka dhënë një deklaratë për shtyp sot ku është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson qëndrimin e Ambasadorëve të SHBA dhe BE në lidhje me veprimtarinë e Kolegjit zgjedhor, si pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor.

"LSI tashmë ka deklaruar publikisht se të gjithë institucionet pjesëmarrës në procesin zgjedhor duhet të kryejnë detyrat e tyre funksionale kushtetuese e ligjore në mënyrë të pavarur, të pandikuar nga presionet politike të cilitdo kah qofshin ato.

Ne inkurajojmë një proces ligjor e të shpejtë për vlerësimin e ankesave dhe për shpalljen përfundimtare të rezultatit zgjedhor" tha Haxhinasto.

"Sigurisht që ky lloj inkurajimi, ashtu si edhe qëndrimi i djeshëm i ambasadoreve, nuk do të ishin të nevojshëm nëse procesi zgjedhor do të kishte funksionuar sipas standardeve në të gjithë hallkat e tij, standarde që LSI i ka kërkuar me forcë gjatë katër viteve të fundit.

Prandaj, me qëllim që këto defekte të mos përsëriten përsëri në proceset e ardhshme zgjedhore, është e domosdoshme që një nga objektivat kryesore të legjislaturës së re është përgatitja e një Kodi Zgjedhor që prodhon procese zgjedhore të pakontestueshme dhe sipas standardeve që na kualifikojnë si vend anëtar i Bashkimit Evropian" përfundoi Haxhinasto.

k.k/NOA

KOMENTE