English

Përplasen tre makina me turistë kosovarë

Fushë-Krujë, 22 korrik NOA - Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Fushë-Krujë-Mamurras, ku janë përfshirë tre automjete.

Ngjarja ndodhur sot pranë fshatit Thumane, tre automjetet të cilat lëviznin në drejtim të Fushë-Krujës janë përplasur me njëri-tjetrën.

Sipas policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, në dy nga makinat e aksidentuara ndodheshin turistë kosovarë, por për fat të mirë asnjë i lënduar nuk është regjistruar në këtë aksident.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para rezulton se ka qenë një frenim i shpejtë i një prej automjeteve e cila ka pasur me përplasjen e makinave që ndodheshin pas saj.

k.k/NOA

Â

KOMENTE