Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tenton të kalojë rrugën përplaset nga motori i moshuari, policia në kërkim të autorit
English

Tenton të kalojë rrugën përplaset nga motori i moshuari, policia në kërkim të autorit

Durrës, 22 korrik NOA - Një 73-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një motor, teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti ndodhi pak para mesditës së sotme në orën 11:30 në aksin rrugor Ura Dajlanit -Plepa në afërsi të vendit të quajtur Rrota e Kuqe, lagja nr.13 Durrës Plazh , kur është përplasur nga një motoçikletë tip-Honda me ngjyrë jeshile, 73-vjeçari Daut Arifi banues në lagjen nr.13 në Durrës.

I moshuari u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se ka marrë fraktura në trup dhe në këmbë.

Ndërkohë që policia mbërriti menjëherë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja fill pas aksidentit, dhe ende nuk dihet identiteti i tij.

Sipas policisë kanë filluar veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motoçikletës që shkaktoi aksidentin.

k.k/NOA

KOMENTE