Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimi i organizuar, ndalohen në Prishtinë 13 persona mes tyre avokatë e gjyqtarë
English

Krimi i organizuar, ndalohen në Prishtinë 13 persona mes tyre avokatë e gjyqtarë

Prishtinë, 24 korrik NOA-Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në krim të organizuar. Ata janë avokatë, gjykatës e zyrtarë të kompanive të sigurimit.

Që të gjithë po mbahen në paraburgim derisa pritet të dëgjohen deklaratat e tyre.

Sipas zyrtarëve të policisë, arrestimet kanë ndodhur në disa lokalitete të ndryshme të vendit.

Ushtruesi i detyrës së Drejtoratit kundër Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu, thotë se Policia e Kosovës pas një kohe të gjatë të hetimeve, me urdhër të prokurorit, ka arrestuar 11 avokatë, një gjyqtar dhe një zyrtar të një kompanie të sigurimeve.

"Drejtoria kundër Krimit të Organizuar, përkatësisht njësia përkatëse e hetimeve financiare, ka zhvilluar hetime një kohë të gjatë rreth këtij rasti, i ashtuquajtur ‘Koalicioni', dhe dje ka ndërmarrë operacion për kontrollin e shtëpive dhe zyrave të biznesit të të dyshuarve, gjithnjë nën dyshimin se kanë kryer një mori të veprave penale të krimit të organizuar, në bashkëpunim njëri me tjetrin".

"Ka të bëjë me falsifikim të dokumenteve, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim, keqpërdorim të besimit etj., prandaj, është ndërmarrë operacioni në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë", bëri të ditur zoti Fetahu.

Ai pohoi se gjatë ditës së sotme do të dëgjohet deklarata e të arrestuarve dhe më pas i mbetet gjykatës për të treguar fajësinë e tyre.

Hetuesit e policisë, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se hetimet për arrestimin e këtyre personave kanë nisur që nga viti 2003. Këto informacione janë marrë nga qytetarët dhe vetë hetimet e policisë.

m.i/NOA

Â

KOMENTE