Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbi 40 zyrtarë amerikanë arrestohen për korrupsion, pastrim parash dhe trafik
English

Mbi 40 zyrtarë amerikanë arrestohen për korrupsion, pastrim parash dhe trafik

Nju Xhersi, 24 korrik, NOA - Më shumë se 40 zyrtarë amerikanë nga pushteti lokal dhe nga organizata fetare, përfshirë tre kryetarë bashkie dhe pesë rabinë, janë arrestuar në New Jersey pas një hetimi të madh mbi korrupsionin në publik, pastrimin e parave dhe trafikimin e organeve njerëzore.

Arrestimi dhe paraqitja në gjyq ishte ishin pjesë e një hetimi dhjetëvjeçar gjatë të cilit FBI tha se kishte zbuluar se marrja e rrushfetit ishte futur thellë në kulturën politike të New Jersey.

300 agjentë të FBI-së kanë bastisur dhjetëra lokacione në New Jersey dhe New York në kuadër të një hetimi dhjetëvjeçar që ka rezultuar me dënimin e disa zyrtarëve shtetërorë.

Të enjten, pesë rabinë hebrenjë dhe një numër politikanësh të nivelit të lartë ishin në mesin e 44 të arrestuarëve, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë të Hoboken-it, Peter Cammarano, që ka qenë në zyrë vetëm 23 ditë dhe tani akuzohet se ka marrë rrushfete.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit, Ralf Marra, tha se korrupsioni ishte bërë një stil i jetesës për të akuzuarit dhe se ata po jetonin në një zonë të pamoralshme.

Rrjeti i spastrimit të parave ku ishin të përfshirë së paku 3 milion dollarë ishte i zgjeruar nga Shtetet e Bashkuara në Izrael dhe Zvicër.

Marra tha se takimet mes tyre kishin ndodhur në bodrume dhe banjo mes njerëzve që përdorin politikën dhe fenë për të mbuluar aktivitetin e tyre kriminal.

n.e/NOA

KOMENTE