English

Pasaportat biometrike, emigrantët rritin me mijëra aplikimet për to

Tiranë, 24 korrik, NOA - Eshtë shtuar shitja e kuponave për pasaporta biometrike, në krahasim me kuponat për letërnjoftim elektronik, me një mesatare prej rreth 2 mijë kupona në ditë.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Postës Shqiptare, e cila jep të dhënat konkrete mbi këtë proces, ku ka shkuar në mbi 1 milionë e 300 mijë kuponë të shitur për

letërnjoftimin elektronik dhe mbi 55 mijë për pasaportat biometrike.

Kjo shpjegohet me faktin e mbërritjes së emigrantëve në vendin tonë, të cilët janë të interesuar për pasaporta biometrike.

"Punonjësit e shërbimit postar vazhdojnë të jenë vigjilent dhe kanë mundur të jenë pranë çdo qytetari duke kryer detyrën e tyre si punonjës të një kompanie shërbimi. Në këtë mënyrë në të gjithë Shqipërinë janë shitur mbi 1 milionë e 300 mijë kuponë për letërnjoftimin elektronik dhe mbi 55 mijë për pasaportat biometrike në të 551 zyrat postare të cilat mbulojnë të 470 njësitë e aplikimeve", thuhet në njoftimin përkatës së Postës Shqiptare.

"Punonjësit e shërbimit postar janë në gatishmëri në shërbimin dy turnesh çdo ditë të javës për të gjithë qytetarët e interesuar. Zyrat postare kanë qenë të hapura çdo ditë të javës nga e hëna në të shtunë ora 08:00-20:00 dhe të dielën nga ora 08:00 deri në orën 15:00", shtojnë burimet e Postës.

n.e/NOA

KOMENTE