Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rihapet çështja vitit 2001, Georgievski: Nuk isha për ndarjen e Maqedonisë
English

Rihapet çështja vitit 2001, Georgievski: Nuk isha për ndarjen e Maqedonisë

Shkup, 24 korrik, NOA - Ish-kryeministri Lubço Georgievski i ka hedhur poshtë pohimet e ish-ministrit të mbrojtjes Luben Paunovski, që ishte pjesë e kabinetit të tij, se gjoja ishte për ndarje të Maqedonisë.

Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka vlerësuar se akuzat e lëshuara nga ish-anëtari dhe bashkëpunëtori i tij Luben Paunovski janë të motivuara nga pushteti aktual. Paunovski dy ditë më parë deklaroi se Georgievski si kryeministër gjatë konfliktit të vitit 2001 dëshironte ndarjen e Maqedonisë me shqiptarët, duke i falur shqiptarëve territoret e Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa maqedonasit që jetojnë në ato zona të shpërngulen në Bullgari. Georgievski ka deklaruar se Paunovski, i cili është në pritje të një vendimi gjyqësor, për shkak të ngritjes së akuzave ndaj tij për krim të organizuar gjatë kohës që ishte ministër, tani më po lëshon akuza të tilla për tiu vardisur pushtetit aktual, duke ditur siç ka thënë Georgievski se "ai nuk ka raportet e mira me Gruevskin". "Unë i bëj thirrje atij si ish-ministër, a ka pasur paralajmërime në letër për gjoja planet e tilla. Ku janë raportet e tij për situatën e athershme", ka kërkuar përgjigje ish-kryeministri Lubço Georgievski. Ish-ministri Luben Paunovski, i cili është dënuar me tre vjet heqje lirie për shkak të përfshirjes së tij në vepra korrupsioni gjatë mandatit si ministër i mbrojtjes gjatë periudhës së vitit 2000 tani po i vardiset pushtetit aktual.

NOA-INA

KOMENTE