Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angli, ndërron jetë luftëtari i fundit i Luftës së Parë Botërore
English

Angli, ndërron jetë luftëtari i fundit i Luftës së Parë Botërore

Angli, 25 korrik NOA - Ndërron jetë në moshën 111-vjeçare veterani i fundit, që kishte luftuar në Luftën e Parë Botërore.

Britaniku Harry Patch mbylli sytë sot në moshën 111 vjeçare, në një azil në Glastonbury, në jugeperëndim të Anglisë ku ai jetonte. Patch kishte luftuar në betejën e njohur të Passchendaeles (Belgjikë) më 1917, në të cilën humbën jetën më shumë se 70 000 britanikë.

Në moshën 18 vjeçare, ai u përfshi në divizionin e shtatë të këmbësorisë së lehtë të Dukës së Kornuellit.Â

Gjatë luftës në Passchendaele Harry Patch kishte shërbyer si mitralier. Pas luftës ai punoi si hidraulik deri sa doli në pension më 1961. Sipas faqes franceze të internetit "derdesders", kushtuar të mbijetuarve të ''Luftës së Madhe'', tre veteranët e Vetëm të Luftës së Parë Botërore që janë akoma gjallë në botë janë përveç britanikut Claude Choules, amerikani, Frank Buckles i moshës 108 vjeç dhe një kanadez, John F. Babcock, 109 vjeç që jeton atualisht në SHBA.Â

KOMENTE