English

Operacioni "Hija e Lisit", policia asgjëson 2083 rrënjë bimë kanabis

Tepelenë, 25 korrik, NOA - Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të koduar nën emrin "Era e Jugut", nisur për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, nga ana e policisë së Qarkut të Gjirokastrës është zhvilluar edhe një operacion tjetër i koduar me emrin "Hija e Lisit" në rrethin e Tepelenës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, aksioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kras 2 të Tepelenës, ku si rezultat i tij, në vendin e quajtur përroi i Harakopit, u bë i mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas në dy faqet e përroit për të kultivuar bimë narkotike të cilat ishin të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa, ku përreth kishte lisa të mëdhenj dhe të dendur.

Në këto parcela ishin të mbjella 2083 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 150 centimetra deri në 3,5 metra të larta dhe një pjesë deri në 4 metra të larta.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin ku ishte parcela, autori i kultivimit të bimëve narkotike duke përfituar nga terreni mjaf i thyer dhe i vështirë dhe me shkurre të dendura ka mundur të largohet.

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale dhe hetimore, si marrja në cilësinë e provës materiale të një sasie rrënjësh bimësh për ekspertim bio- kimik, ndërsa bimët e tjera janë asgjësuar në vend me anë të djegies dhe u bë shpallja në kërkim e autorit, ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

n.e/NOA

KOMENTE