English

Posedonte 6 bimë narkotike kanabis sativa, arrestohet nga forcat e policisë

Korçë, 25 korrik, NOA - Në kuadër të programit për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Antonio Kallco, lindur dhe banues në lagjen nr.3 të këtij qyteti, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes".

Arrestimi i tij u bë pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar 6 rrënjë bimë narkotike të ngjashme me atë të kanabis sattiva.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE