Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpotitë e Imerajt, Erla Mëhilli sulmon PS në emër të PD
English

Shpotitë e Imerajt, Erla Mëhilli sulmon PS në emër të PD

Tiranë, 25 Korrik NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, nuk vonoi shumë të replikojë me Partinë Socialiste duke sulmuar ashtu si Armela Imeraj Berishën, edhe tjetra, kreun Edi Rama.

"Sot Edi humbësi, nëpërmjet zëdhënëses së tij iu deklaroi shqiptarëve se nuk është ai që e ka quajtur "rrugën e asgjëkundit" korridorin e kombit. Humbja i ka shuar kujtesën dhe e ka futur atë në amnezi të thellë", - tha Mëhilli.

Ajo u përpoq të sigurojë se "jo vetëm Rama ka shprehur këtë, por të njëjtën gjë ka shprehur edhe në mediat e vendit, në ato të kontrolluara dhe të pakontrolluara nga Rama, zëdhënësit e tij, zelltarët dhe pseudo analistet servil te tij".

Në këtë pikë, Mëhilli vlerësoi se "nëse ndjen sadopak pendesë për shpifjet, sulmet dhe etiketimin ndaj rrugës, Rama le t'u kërkojë publikisht të falur rreth 6 milion shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë".

Më tej Mëhilli ka folur dhe për zhvillimet politike në lidhje me zgjedhjet dhe kritikoi akuzat e PS për autoritetet që u morën me procesin paselektoral.

"Edi Rama pasi dështoi me presionet politike dhe shumat marramendëse, ndërmori sulmin e radhës ndaj Kolegjit Zgjedhor për vendimet e tij", - tha Mëhilli.

Këtu ajo theksoi se Partia Demokratike ka dënuar dhe dënon sulmet ndaj institucioneve të vlerësimit të zgjedhjeve dhe të shqyrtimit të ankesave si një përpjekje e paskrupullt për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Por këto sulme që Edi Rama i formulon çdo ditë nga pozitat e humbësit, - konstatoi Mëhilli, - dëshmojnë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të shmangur dhe për të maskuar përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve.

/e.l/k.k/NOA/

Â

KOMENTE