Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Dodës në Elbasan, zbulohen emrat e dy personave të arrestuar
English

Vrasja e "Dodës" në Elbasan, zbulohen emrat e dy personave të arrestuar

Elbasan, 25 korrik, NOA Update - Dalin emrat e dy personave të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Roland Rexhepit në Elbasan, i njohur si "Doda", ish-krahu i djathtë i drejtorit të policisë së Elbasanit Edmond Koseni në vitet 1998-2001.

Lajmin e konfirmoi pak çaste më parë për agjencinë e lajmeve NOA, një burim zyrtar në drejtorinë rajonale policore.

Të arrestuarit janë Armand Llakaj, 31 vjeç, lindur e banues në Elbasan dhe Arben Jace, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Policia pranoi se kishte shoqëruar gjatë tre ditëve të fundit mbi 60 persona dhe mes tyre lokalizoi 12 vetë, kryesisht të rinj, të cilët i konsideroi si elementë të vlefshëm për të zbardhur ngjarjen që bëri bujë në Elbasan.

Mes tyre, u identifikuan si autorë të dyshuar të vrasjes në atentat të 42-vjeçarit Roland Rexhepi, Armand Llakaj dhe Arben Jace.

Policia pranoi se ende nuk ka arritur të zbardhë shkaqet e vrasjes, duke pohuar se vazhdojnë të hetohen pistat e krimit me pagesë, hakmarrjes për shkak të detyrës, etj.

Ngjarja ndodhi para tre ditësh në lagjen "Vullnetari" në pjesën e sipërme të qytetit Elbasan, në orën 06.30 të mëngjesit.

Nga dëshmitë në vendngjarje dhe rindërtimi i skenës së krimit, rezultoi se dy persona të maskuar, hipur mbi motor, i kishin zënë pritë Roland Rexhepit dhe kur ai doli nga banesa e tij për të shkuar në punë, hapën zjarr me armë duke i marrë jetën në vend.

Burimet policore i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se për identifikimin e autorëve të dyshuar, u krye një punë profesionale e mirëfilltë, shoqëruare me metodat speciale të hetimit.

Lajmin, agjencia NOA e zbuloi që në orët e paradites kur u transmetua informacioni se ishin lokalizuar dhe vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vrasjes së "Dodës", por për shkak të hetimit ende në vazhdim, nuk konfirmoheshin emrat e tyre.

Drejtoria e Policisë së Elbasanit, pritet të dalë në konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme ose paraditen e nesërme, për të informuar mbi arrestimin e të dyshuarve.

"Doda", ish-efektivi i Antidrogës në Elbasan, ishte i njohur edhe si krahu i djathtë e truproja i ish-drejtorit të Policisë së qarkut Elbasan, Edmond Koseni, në vitet 1998-2001, Vrasja e Roland Rexhepit ka shkaktuar një tronditje në këtë qytet, për shkak se "Doda" njihej gjerësisht pasi qëndronte pranë ish-kryepolicit Koseni, jo vetëm në aksionet operacionale por edhe në xhirot patrulluese që Koseni kryente çdo pasdite në bulevardin kryesor.

Ngjarja që i mori jetën 42-vjeçarit Roland Rexhepi ndodhi tre ditë më parë kur ai mbeti i vrarë kur u qëllua nga persona të armatosur në një atentat pranë shtëpisë së tij në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit.

"Doda", për vite me radhë ishte aktiv në sektorin e Antidrogës në drejtorinë policore të Elbasanit por prej afro dy vjetësh nuk ishte më në radhët e policisë pasi u bë pjesë e punonjësve të policisë që iu nënshtruan reformës.

/a.k/k.k/NOA/

KOMENTE