Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arben Malaj: PS të mos bojkotojë
English

Arben Malaj: PS të mos bojkotojë

"Çdo forcë politike në një kohë moderne mund të realizojë misionin e saj shumë më mirë në institucionet parlamentare sesa në bojkotimet parlamentare", thotë Arben Malaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në intervistën që dha sot për radion Evropa e Lirë. Të cilën e gjeni të zbardhur më poshtë:

Çfarë do të diskutojë nesër Asambleja e Partisë Socialiste? Flitet për një projekt-rezolutë që parasheh mosnjohjen e zgjedhjeve dhe mospjesëmarrjen e Partisë Socialiste në Kuvend? Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, pas përfundimit të procesit ankimor, është proces normal dhe i detyrueshëm për çdo forcë politike. Besoj që në këtë forum të Partisë Socialiste do të ketë një diskutim të plotë për standardet e këtyre zgjedhjeve, dështimin e këtyre standardeve dhe deri tash nuk ka ndonjë draft dokument të përgatitur nga Asambleja Kombëtare për t'u miratuar. Jam i bindur që momenti në të cilin ndodhet Partia Socialiste është shumë kritik, jam i bindur, që për fatin e keq të shqiptarëve, standardet evropiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, standardet e një vendi që është bërë anëtar i NATO-s, standardet e zgjedhjeve - një element thelbësor i kritereve të Kopenhagës, për vendet që kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, nuk u arritën. Sigurisht që Partia Socialiste si një parti që njeh dhe respekton institucionet, si një parti që mendon se misioni i çdo force politike duhet realizuar brenda institucioneve të shtetit ligjor, është duke pritur edhe raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR. Jemi të detyruar ta presim, do të shikojmë vlerësimin përfundimtar të zgjedhjeve dhe mbi bazën e këtij vlerësimi të identifikojmë qartë domosdoshmërinë për të përmirësuar proceset zgjedhore në Shqipëri, një sfidë jo e lehtë, që kjo mazhorancë duket se dështoi. Në këtë kontekst, Asambleja Kombëtare nesër edhe nëse do të ketë rezolutë, besoj se përgjegjësia maksimale e të gjithë të zgjedhurve në këtë forum kaq të rëndësishëm të çdo force politike do të jetë rritja e efikasitetit, do të jetë një qëndrim për zgjedhjet ku ato (zgjedhjet) fillimisht dështuan në plotësimin e standardeve, ku Partia Socialiste nuk arriti të maksimizonte një fitore dhe njëkohësisht do të disenjojë disa hapa konkretë të veprimeve politike në të ardhmen. Besoj dhe shpresoj shumë te kolegët e Partisë Socialiste, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Ky është një test shumë i fortë për të gjithë ne për të orientuar qartë se si do të arrijmë që të jemi një opozitë sa më efikase, si do të arrijmë që me kontributin tonë t'i përshpejtojmë proceset integruese të vendit tonë, si do të arrijmë që me kontributin tonë në institucionet e Parlamentit të përpiqemi të maksimizojmë keq qeverisjen e vendit dhe si do të arrijmë, në një kohë sa më optimale, të krijojmë një shpresë dhe kredibilitet në rritje për Partinë Socialiste dhe aleatët tanë. Pra, pavarësisht nga diskutimet që ka sot, besoj që fillimisht legjitimiteti i zgjedhjeve duhet të çertifikohet nga OSBE - ODHIR. Ne do të kemi qëndrimet tona për elementet e zgjedhjeve, por unë besoj që i vetmi vend ku Partia Socialiste duhet të maksimizoj efiçencën e saj në këtë ballafaqim politik janë institucionet dhe kryesisht, Parlamenti i vendit. Pra, ju e konsideroni të pa vend atë që tashmë është hedhur si opsion për mospjesëmarrjen në Kuvend? Besoj që është akoma shpejt që të mendojmë se ka influenca brenda Partisë Socialiste për të marrë vendime për të bojkotuar institucionin e Parlamentit. I ndjekim me shqetësim qëndrimet që shohim në media. Besoj që për të gjithë përgjegjësinë politike, votuesve dhe mbështetësve të saj, për të gjithë përgjegjësinë për të qenë një forcë progresiste në zhvillimet e vendit, Partia Socialiste, institucionet e saj dhe Asambleja Kombëtare, do të kenë përgjegjësinë dhe mençurinë maksimale për të qenë të kujdesshëm në identifikimin e hapave politikë. Sigurisht që të gjitha janë të mundshme për të qenë kritik për standardet e zgjedhjeve, për të qenë kritik për keqpërdorimet e Qeverisë në procesin zgjedhor, për të qenë kritik për atë që nuk është arritur, por nga ana tjetër çdo forcë politike në një kohë moderne mund ta realizojë misionin e saj shumë më mirë në institucionet parlamentare se sa në bojkotimet parlamentare. A jeni në dijeni të ekzistencës së një rezolute që e ofron këtë opsion në takimin e nesërm të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste? Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar. Nuk përjashtohen propozime dhe qëndrime të kësaj natyre. Ky është një proces i hapur dhe është mirë të diskutohet. Shpresoj shumë që shumica e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, shumica e lidershipit të Partisë Socialiste, do të orientohen më shumë nga përgjegjësia e të nesërmes se sa nga grindjet e të shkuarës. A pritet të diskutohet nesër edhe ajo pjesë e statutit që fletë për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Socialiste në rastin e humbjes së zgjedhjeve? Nuk besoj që ne do të humbasim fokusin. Thirrja e Asamblesë Kombëtare është bërë për të përcaktuar një vlerësim dhe më vonë qëndrim të Partisë Socialiste për standardet e zgjedhjeve dhe për deformimet e tyre në Shqipëri. Procedura statutore është një element i dytë që nuk besoj se do të arrijë të mbisundojë kohën dhe prioritetin e takimit që kemi nesër. Ne do të mblidhemi për të bërë një vlerësim për zgjedhjet dhe për qëndrimet politike ndaj zgjedhjeve.

KOMENTE