Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humb jetën vajza 2-vjeçare, e shkel makina
English

Humb jetën vajza 2-vjeçare, e shkel makina

Dragash, 27 Korrik NOA - Një tjetër rast i dhimbshëm vdekje fëmije të vogël ka ndodhur, këtë radhë në fshatin Buzez të komunës Dragash, ku ka humbur jetën një vajzë dy vjeçare.

Policia vendase i ka thënë agjencisë së Lajmeve NOA se ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Buzez, kur një shofer nga fshati Kuk i Dragashit kishte shkuar te dajo i tij në një gëzim familjar, dasmë.

Pasi kishin zbritur nga vetura bashkëshortja dhe fëmijët, shoferi kishte bërë që ta kthente pas makinën e tij tip veturë.

Por duket se këtë e ka bërë pa u siguruar mirë, sepse me veprimin që ai ka ndërmarrë, në mënyrë aksidentale ka shkelur vajzën e tij vetëm dy vjeçe.

Ngjarja rezultoi fatale për të voglën e cila sido që u dërgua në një mjek pediatër, ky i fundit, e vetmja gjë që mund të bënte, ishte që të konfirmonte vdekjen e saj.

a.b/NOA

KOMENTE