Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katër kilogramë heroinë për në Greqi, dënohen 3 me 21 vjet burgim
English

Katër kilogramë heroinë për në Greqi, dënohen 3 me 21 vjet burgim

Tiranë, 27 Korrik NOA - Gjykata e Krime të Rënda ka dënuar sot me 21 vjet burgim, tre të pandehurit e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.

Duke shpallur sot vendimin, Gjykata e Krimeve të Rënda tha se ka dënuar me shtatë vjet e katër muaj të pandehurin Aleksandër Kapaj.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij Blenard Gremin që ju e shihni në foto dhe Përparim Llanaj janë dënuar me nga gjashtë vjet e tetë muaj secili.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria tre të pandehurit dyshohet se ishin autorë të trafikut të 4 kilogramë lënde narkotike që shihni në foto, ku 1.5 kg ishte kokainë dhe 2.5 kg heroinë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, deklaroi se i pandehuri Aleksandër Kapaj, dyshohej të ishte edhe koka e këtij trafiku, i cili doli se kishte gjetur sasinë e lëndës narkotike në Tiranë dhe më pas ia kishte dhënë korrierit të tij, Përparim Llanaj.

Ndërsa Blenard Gremi me profesion taksist, do të kryente edhe transportin në drejtim të Greqisë.

Blenard Gremi u vu në pranga më 29 tetor të vitit të kaluar në sajë të operacionit të koduar "Taksisti".

Pas kalimit të çështjes nga prokuroria e Fierit si kompetencë hetimore në Prokurorinë e krimeve të Rënda, u bë i mundur edhe zbulimi dhe identifikimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë.

Llanaj dhe Kapaj, u vunë në pranga më 27 dhjetor të vitit të kaluar pas përgjimeve të kryera ndaj tyre.

/a.k/b.a/NOA/

Â

KOMENTE