Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seman, përmbyset varka, mbytet 20-vjeçari
English

Seman, përmbyset varka, mbytet 20-vjeçari

Fier, 27 korrik NOA - Që prej ditës së djeshme policia ka nisur kërkimet në plazhin e Semanit ku dyshohet se është mbytur një 20-vjeçar.

Ernest Allanjaku 20-vjeç bashkë me tre shokë të tij ka hyrë pasditen e djeshme me varkë në det.

Sipas dëshmitarëve dallgët e detit kanë përmbytur varkën duke bërë që tre prej të rinjve të dalin në breg me not ndërsa njëri prej tyre pikërisht 20-vjeçari Allanjaku të mos duket më.

Por pavarësisht deklarimeve të dëshmitarëve të cilët kanë parë katër persona në varkë dhe që tre prej tyre arritën të dilnin gjallë në breg, policia ka mësuar nga shokët e 20-vjeçarit se ai ishte vetëm dhe jo i shoqëruar prej tyre.

Ndërkohë që familjarë Allanjakut dhe policia janë vënë në kërkim për të gjetur të riun por kërkimet kanë qenë të vështira për shkak të dallgëve.

Kërkimet kanë nisur sërish sot por pa mundur të gjejnë ende trupin e të riut.

k.k/NOA

KOMENTE