Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sigurimet, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën pakt me Autoritetin e Tregjeve Financiare
English

Sigurimet, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën pakt me Autoritetin e Tregjeve Financiare

Tiranë, 27 Korrik NOA - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zhvilluar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrisë Austriake të Financave e Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë e në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit është shprehje e bashkëpunimit institucional në mbikëqyrjen e përbashkët dhe shkëmbimin e informacionit midis rregullatorëve financiarë të të dy vendeve.

Ky bashkëpunim ka nisur menjëherë pas investimeve të grupeve Austriake të sigurimeve Vienna Insurance Group dhe Uniqa Group Austria në Shqipëri dhe është konkretizuar me takime të ndërsjellta, shkëmbim përvoje dhe asistencë teknike në realizimin e projekteve të rëndësishme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Â

Në fjalën e saj, Elisabeta Gjoni, Kryetare e AMF-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes në lehtësimin dhe efektivitetin e mbikëqyrjes së sigurimeve në të dy vendet. Z. Peter Braumüller, përfaqësues i lartë i Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë, njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve mbajti një prezantim mbi rëndësinë e vlerësimit të riskut në tregjet e liberalizuara të sigurimeve.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues nga autoritetet rregullatore të të dy vendeve,  Ambasada Austriake në Tiranë, tregu i sigurimeve, etj.

/r.l/e.l/NOA/

KOMENTE