Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
U vodhën para pushuesve në plazh, arrestohen në flagrancë nga policia
English

U vodhën para pushuesve në plazh, arrestohen në flagrancë nga policia

Durrës, 27 korrik, NOA - Policia ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy personave, të cilët u kanë vjedhur para personave të ndryshëm në plazh.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i pari ka qenë 23-vjeçari A.D, lindur në Kukës dhe banues në Allias, me arsim 8 klasë, i padënuar më parë. Ai i ka vjedhur në shezlonet në Plazh portofolin me 190 Euro, 7 500 lekë dhe 20 paund, 26-vjeçarit Festim K., lindur dhe banues ne Dushk të Lushnjës.

Ndërsa personi i dytë i arrestuar ka qenë ai me iniciale B.D, 15-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen Allias të Tiranës.

Kjo pasi në stacionin e autobusit "Apollonia Plazh" ai i ka vjedhur 26-vjeçares Drita M. banuese në Laprakë, një sasi prej 130 eurosh.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE