Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zoti Berisha laj gojën
English

Zoti Berisha laj gojën

Po ti kush je, Z. Berisha? Ke harruar shumë veprime nga jeta jote, ndaj jam detyruar t'ua kujtoj. Për kohë pambarimisht të gjatë ke qenë sekretar Partie dhe ke detyruar vartësitë që edhe në kohën e pakët të lirë të lexonin materialet e Enver Hoxhës, njeriut që siç thoshte i nderuari Dr. Myslym Selenica, "u luteshin mësuesve ta kalonin në fund të vitit kur ishin në Liceun e Korçës, se ishte nxënës tepër i dobët", të diskutojnë në "Format e Partisë".

Nga Akademik Ali Eltari (Lapi)

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

Kisha vite që kisha vendosur të mos shkruaja më për njerëzit e politikës dhe për ju, por ju jeni si Shaban Qosja, i ngacmon në pikën e dobët njerëzit edhe kur ata janë në hallin e tyre dhe as që nuk i kanë fare mendjen te ju.

Fjalimet tuaja të fundit më kanë fyer rëndë si mjedisor. Zotëri, të këshilloj që kur të flasësh për mjedisorët të lash gojën dhe ta dezinfektosh të mos mbajë mikrobe brenda. Ju e dini fare mirë se mjedisorët janë demokratët e vërtetë të kohës sonë. Ata jetojnë dhe bashkëpunojnë ngushte me masat, pa parë interesat vetjake dhe pa përfituar asgjë, por vetëm se i urdhëron zemra të mbrojnë jetën dhe vazhdimësinë e saj. Unë jam një nga ata, që i kam hyrë kësaj pune me pasion dhe dashuri. Jam udhëheqësi i Klubit Ekologjik Shqiptar prej 1992 dhe i Forumit të Shoqatave Mjedisore të Shqipërisë nga 1997. Mund të kërkoni në ta gjitha të ashtuquajturat fondacione apo shtete që fusin agjenturat e tyre kundër Shqipërisë nëse gjeni firmën time për marrje parash, në dëm të atdheut dhe shqiptarëve. Vazhdoj të jetoj në atë shtëpi të vogël, mjerane, që e ngrita me shpatullat e mija dhe mu dha hyrja e mbetur. Pra, më thuaj ku qëndron shërbimi im prej "mafiozi" që ti e thekson me bujë, sikur ke bërë zbulimin më të madh të njerëzimit.

Mos harro se shoqata jonë ka organizuar shumë e shumë veprimtari praktike dhe shkencore në ndihmë të mjedisit dhe shoqërisë shqiptare me fondet e kuotave të anëtarëve të saj si "Ulliri në Vështrimin tonë", 1994. "Lura Turistike", 1995, "Të mbrojmë Parkun e Mali të Dajtit", 1996, për mbajtjen pastër të plazheve, për kontrollin e ujërave etj deri në ditët tona. Po në 1996 me ndihmën e Zhan Pier Ribosë, të Këshillit të Europës, arritëm të mbrojmë "Parkun e Madh të Tiranës" dhe po atë vit dhe të Lurës. Dhe për këto vlera të mëdha që mbrojtëm, jo vetëm që nuk kemi marrë ndonjë shpërblim, madje asnjë përgëzim apo diçka tjetër morale, por përkundrazi, siç e theksova më lart, kemi punuar me fondet tepër të pakta të anëtarëve të saj, që shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Edhe nga ajo kohë, ndonëse nuk kemi marrë asnjë mbështetje financiare, organizata jonë dhe shumë organizata mjedisore të tjera kanë bërë punë të shkëlqyeshme edukative, e cila ka ndikuar bindshëm në krijimin e mentaliteteve europiane në shtresat e gjera të popullit shqiptar.

Po ti kush je, Z. Berisha? Ke harruar shumë veprime nga jeta jote, ndaj jam detyruar t'ua kujtoj. Për kohë pambarimisht të gjatë ke qenë sekretar Partie dhe ke detyruar vartësitë që edhe në kohën e pakët të lirë të lexonin materialet e Enver Hoxhës, njeriut që siç thoshte i nderuari Dr. Myslym Selenica, "u luteshin mësuesve ta kalonin në fund të vitit kur ishin në Liceun e Korçës, se ishte nxënës tepër i dobët", të diskutojnë në "Format e Partisë". Kur vjen puna për të larguar nga jeta politike kërkon të hiqen njerëz me më pak dëme ndaj popullit shqiptar se sa ke bërë ti, por veten tënde e fsheh dhe e përjashton nga ajo listë. Pse? Papritur në 1990 "ktheve pllakën" dhe u bëre "antikomunist" dhe formove Partinë "Demokratike", duke e quajtur veten "të djathtë". Por ti je aq "antikomunist", sa jam unë komunist dhe je aq "i djathtë" sa jam unë i majtë! E ngrite zërin në kupë të qiellit duke sharë "merimangën e zezë komuniste". Por që në hapin e parë, tregove se nuk shkëputesh lehtë nga e kaluara komuniste. Kur ne, punonjësit e Radio- Televizionit Shqiptar u përleshëm dhëmb për dhëmb me komunistët, që nuk donin ta lëshonin pushtetin, ti ulërije "Nuk do ta harrojmë kurrë grevën e Radio-Televizionit!" Por sapo more pushtetin me ndihmën tonë, vendose të drejtim disa njerëz pa personalitet dhe e harrove fare ekzistencën e saj. Atë nuk e përmende asnjëherë, sikur të mos e kishe marrë pushtetin me ndihmën e tonë. Për Radio Televizionin Shqiptar kujtoheshe vetëm kur të duhej për interesat e tua, në 1997.

 Sapo more pushtetin, premtove se do të shembje komunizmin. Kam deklaruar disa herë se komunizmi shembet vetëm atëherë kur do të ndreqen krimet e bëra, duke u kthyer pronarëve tokat e tyre, ato prona që ua kanë lënë stërgjyshërit e tyre të shenjtë. Por ti, ndonëse flet poshtë e përjetë se je i djathtë vepron si i majtë, si komunist. Ndodh kështu sepse ti kërkon që pronat të mos u kthehen të zotëve, por i bën ligjet çorap për t'i marrë për vete. Deri në 1990 na flisnit kundër të pasurve, ndërsa tani po bëni ligje për tu pasuruar me ligje antikombëtare. Këtë e tregon më së miri Jali i Vunosë nga ku ka lindur akuza e fuqishme kundër "ndershmërisë" tënde. Edhe shitja e tokave serbo-kroatit Faslliç është akuzë e rëndë për ty. Ti mendon se populli është turmë pa tru dhe nuk ka "as sy e as vesh" siç u thuhej punëtorëve që shërbenin në "Bllokun" komunist. Por populli nuk është naiv siç i quan ti, Zoti Berisha. Ata gjithnjë e më shumë po e shohin se ti ndryshe flet, ndryshe vepron... Ku e dinte Fazlliçi që në bregdetin e Durrësit ti do të vendosje së shpejti për të ndërtuar "Parku industrial" që ta blinte me shpejtësi lirë atë tokë dhe për ta rishitur tani shtrenjtë? Bakallët tuaj që kanë futur në lojë Fazlliçin, a thua do të mbeten vetë pa marrë thelën e majme? Këta janë njerëzit tuaj Z. Berisha. Nga këto para ti do të sigurosh PARAJSËN, ndërsa ne mjedisorët do të vazhdojmë të qorrohemi plotësisht në banesat mjerane, pa dritën e nevojshme dhe ti me pandërgjegjshmëri do të na quash "mafioz". Si mund të të quaj unë ty të ndershëm kur për dënimin e Fazlliçit caktove "gjykatës" Dritan Brozin, që unë para disa vjetësh e kam diskredituar në shtyp duke i thënë: "O Dritan, bëhu gjyqtar, të vjedhësh sheshit e pa karar." Pra si do të të quaj unë ty kur ti ke në detashmentin tënd ke gjyqtarë të tillë, që kërkon të të nxjerrin nga bataku ku je futur. Ti premtove të shkulësh rrënjët e komunizmit në Shqipëri, por krijove një diktaturë të re edhe më të betonuar se ajo e adhuruesit tënd Enver Hoxhës. Ti jo vetëm që nuk do ta shembësh komunizmin, por po vazhdon t'i hedhësh degë më degë pronarët, duke i mbajtur me shpresa, pa u kthyer asgjë nga pronat e tyre.

 Na quan "mafioz" vetëm se ne punojmë pa shpërblim për mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptare. Na quan "mafioz" vetëm se ne jemi pjesë e popullit dhe luftojnë në kushte tejet të vështirë nga diktatura më e egër, siç na ndëshkoi Europa me lënien jashtë të heqjes së vizave, paskomunistë i të gjitha qeverive "anti komuniste", për të sjellë demokracinë e vërtetë. Demokracinë e vërtetët nuk e sjellin ata që e vjedhin popullin, që e mashtrojnë atë, që majmen në kurriz të tyre, por intelektualët e ndershëm që punojnë me përkushtim për të, sepse janë pjesë e popullit, sepse duan që fëmijëve të tyre dhe Shqipërisë tu sjellin ditë më të mirë.

 Ti mburresh se nuk do t'i pyesësh mjedisorët dhe do të vazhdosh ta "industrializosh Shqipërinë". Vëri gishtin kokës dhe mendohu vetëm një copë herë. Nëse mendon seriozisht, do t'i bësh popullit pyetjen vetes: Pse u ngritën grekët dhe nuk lejuan të ndërtojnë Tec-in në vendin e tyre, por sugjeruan ta ndërtonin në Shqipëri? Mos vallë ata janë më budallenj si ti? A nuk e dinë ata që humbasin ca para nga ky veprim? I dinë të gjitha se kanë më shumë kulturë se ty dhe e kanë pësuar më parë. Më vjen keq që më duhet t'ia shpjegojë këtë një mjeku, i cili për pará bën sikur i harron të gjitha ato ka mësuar gjatë jetës. A nuk të ka thënë ndonjë nga ish kolegët e tu të parë se të merresh me "politikë", për shtimin e tmerrshëm të sëmundjeve në Shqipëri. Tani nuk kemi më vetëm një Elbasan që po lindin kafshë e njerëz të shpërfytyruan nga ndotjet teje masës, por ato, sidomos kanceret dhe diabetet u bënë sëmundje te zakonshme, sidomos tek intelektualët. Nëse do të shtohen ndotjet nga fabrikat e vdekjes si TEC-et me qymyre, ato të çimentos, petroliferet në zonat turistike, mjerë Shqipëria dhe shqiptarët! Ti je ai që shtype me dhunë protestat e vlonjateve për ndalimin e ndërtimit të Petroliferës në Vlorë, e cila ende pa u inauguruar tregoi tmerrin që do t'i shoqërojë përjetësisht vlonjatet. I njëjtë po ndodh me banorët e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Këto modele po i përhap në Lezhë dhe në Shkodër. Ti ke vënë dhe po i shton me shpejtësi parat dhe mund të ikësh nga Shqipëria, kur atdheu jonë do të kthehet në skëterrë, por ne mjedisoret dhe të gjithë shqiptarë, që kemi mbetur edhe më në vështirësi se në kohën kur ti mburreshe se kishe tesere partie komuniste në xhep, nuk do ta braktisim kurrë Shqipërinë!

***

E kam ngritur disa herë në shtyp që Shqipëria është vend i vetëm që nuk ka ngritur "Këshillin Kombëtar të Zhvillimit të Qëndrueshëm". Ky këshill do të punojë me qëllime afatgjata. Duke qenë se drejtohet nga një Shoqatë jo Qeveritare do të jetë jashtë politike. Ajo do të marrë dhe shpërndajë të gjitha projektet e mëdha kombëtare, si ndërtim rrugësh, fabrika dhe uzina. Projektet do t'i shpërndajë partive dhe shoqatave që veprojnë në vendet ku do të bëhen ndërtimet. Ju sigurojë se në shoqata punohet ndershmërisht, me përjashtim të njerëzve të dështuar që nuk kanë ndjerë kurrë në jetën e tyre gëzimin që sjellë puna e pastër. Në to mblidhen intelektualët më energjikë dhe më të pasionuar, mbas ata e lulëzojnë atdheun dhe jo mafiozët. Në mbledhjet e organizuara nga të gjitha përfaqësuesit e popullit do të bëhen vërejtjet në kohë, para se të fillojnë ndërtimet. Kështu që çdo ndërtim jo vetëm që nuk do të fillojë pa projekt, por edhe nuk do të shpërdorohet asnjë lek si Rruga e Madhe Kombëtare Durrës- Kukës ku shqiptarët do të paguajnë trefishin e ndërtimit, se të tjerat shkuan për fuqizimin e MAFJES. Edhe nëse ndryshojnë partitë në pushtet asnjë projekt nuk do të mbeten në mes, se ato janë paratë e djersës së shqiptarëve, se kanë vënë firmën kur ishin në opozitë dhe puna do të vazhdojë pa ndërprerje. Kështu do të ngrihet ekonomia dhe kultura shqiptare dhe jo të shkojnë në xhepat e mafies, që akuzojnë njerëzit e moralshëm, të cilët jetojmë si mos më keq, me që punojnë me devotshmëri për atdheun e tyre të shenjtë. Nëse do të ishte krijuar ky Këshill nga socialistët kur kishin pushtetin, nuk do të ishte shembur aq barbarisht nën-mbi kalimi i Zogut të Zi në Tiranë nga ty, Berisha, dhe as që të hidhen parat kot të fitojnë fazlliçët dhe familja jote. Por as ju "të djathtët" nuk e mbështetët krijimin e këtij Këshilli Kombëtarë të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilën europianët po e trajnojnë prej gati njëzetë vjetësh.

 Pra siç e sheh nuk jemi ne mafioz dhe kurrë nuk do të gjesh shembull mafioz te mjedisorët e pastër, përveç ata të familjes tënde dhe miqve të tyre. Nuk lejohet t'i quash mafioz njerëzit që punojnë për të mirën e popullit të tyre. Mjedisorët po merren nëpër këmbë nga politikanët, prej gati njëzetë vjetësh, nga këta politikanë që po lënë nam me prapësitë tuaja. Ju flisni broçkulla për ta dhe i përgojoni njerëzit më të ndershin të kombit, nga frika se mund tu pengojnë në ngritjen e fabrikave të vdekjes, nga ku mund ta shumëfishoni me shpeshtësi pasuritë tuaja. Ne që flijuam veten dhe familjet tona për të shembur komunizmin, që po e rikrijon ti, bëmë gjithçka për t'i sjellë atdheut ditë më të mira dhe jo skllavëri të re. Edhe sot do të përpiqemi me të gjitha forcat të sjellin demokracinë e vërtetë dhe jo diktaturën. Edhe zgjatja prej një muaj i numërimit të votave, për të cilën me siguri kemi hyrë në "Librin e Guinës" është veprimi yt prej diktatori që do me çdo kusht të mbash pushtetin edhe kur njerëzit mund të kenë votuar kundër teje. Por këtu nuk është edhe aq faji vetëm yti. Është edhe i socialistëve që nuk e kuptuan mashtrimin tënd, që, duke marrë më pak vota, fiton më shumë deputet.

 E theksoje edhe një herë, kur të përmendësh mjedisorët laje mirë gojën, se ata janë krenaria e kombit. Tek mjedisorët e vërtetë do të gjesh veçse ndershmëri dhe përkushtim për atdheun e marrë nëpër këmbë nga dallkaukët, që për para shesin Atdheun. Ata vërtetë sot janë njerëzit më të varfër, por me punën që bëjnë dhe me shembullin që japin, janë bërë njerëzit më të nderuar të Shqipërisë edhe se politikanë të papërgjegjshëm i përbuzin dhe nënçmojnë. Edhe në artikullin e Stephanie Nebehay "New Pact to Let European Public Track Pollutants" (Pakti i ri publik Europian të pengojë gjurmët e ndotjeve) të datës 19 Korrik 2009 ku tregohet se Europianët janë shumë të shqetësuar me Shqipërinë, për ndotjet e saj industriale dhe e vendosin të parën në 17 vendet me mbetje më të rrezikshme. Në të thuhet "The protocol to the 2001 Aarhus Convention enables citizens to voice concern over pollution to industri..." (Protokolli i 2001 i Konventës së Aarhusit mundëson zërin e shqetësuar të qytetarëve mbi ndotjet industriale). Dhe këtë Konventë e ka firmosur edhe Shqipëria.

Pra siç e sheh punën tonë të nderuar e mbron Konventa e Aarhusit. Nëse ju do të vazhdoni të na pengoni, do tu hedhim jo në gjykatat tona, ku nuk po dënohen as mafiozët e Gërdecit, por në Gjykatën e Hagës, ku do të marrësh dënimin e merituar si diktatori i fundit i Europës.

Shënim: Shkrimet e rubrikës "Opinion", nuk përfaqësojnë qëndrimin editorial të agjencisë NOA

KOMENTE