Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elisabeth Stam: Vizat, Shqipëria, viktimë e liderëve politikë
English

Elisabeth Stam: Vizat, "Shqipëria, viktimë e liderëve politikë"

Intervistë me të ngarkuarën me punë të Suedisë në Tiranë, Elisabeth Stam/ Kjo intervistë gëzon autorizimin e plotë të ambasadorit të këtij shteti në Shkup, z. Lars Freden. "Zgjerimi i BE drejt Ballkanit ka rëndësi strategjike. Nuk ka politikë anti-myslimane. Shembulli te shqiptarët e Maqedonisë"

Znj. Stam, cilat janë prioritetet e Presidencës suedeze? Si do t'ia arrijë ajo që të lehtësojë në kuadrin e Bashkimit Evropian pasojat e krijuara nga kriza financiare globale?

- Sfidat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Presidencës suedeze të Bashkimit Evropian janë ekonomia, punësimi dhe klima, çështje këto që prekin çdo qytetar të këtij unioni. Ndërsa objektivat më primare janë të mëposhtmet:

a) Bashkimi Evropian duhet të dalë nga kriza ekonomike drejt një pozicioni më të fortë. Bota është duke përjetuar një nga krizat më serioze financiare dhe ekonomike të kohëve moderne. Situata ekonomike mbetet shumë e vështirë. Financat publike janë duke u shfaqur edhe më të tendosura dhe gjatë vjeshtës parashikohet që të shënohet një nivel edhe më i shtuar i papunësisë. Një aksion i përbashkët në sektorin ekonomiko-financiar dhe në tregun e punës, është më se i nevojshëm, nëse Bashkimi Evropian paraqitet në gjendje ta përballë krizën në mënyra sa më efektive. Presidenca suedeze dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të përllogaritur impaktin negativ të këtyre krizave, të cilat paraqiten në rritje, me synimin e realizimit sa më parë të ringjalljes ekonomike.

b) Por, Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të mbajë gjithashtu edhe përgjegjësinë për kërcënimin që vjen nga klima. Sfida e madhe për kohën tonë është ajo e parashikimit dhe parandalimit të efekteve negative, që shkaktohen nga ngrohja globale. Ndryshimi i klimës ka një impakt të madh te shoqëritë, individët dhe brezat që vijnë. Bashkimi Evropian, nga ana e tij, do të vazhdojë të ndjekë përpjekjet ndërkombëtare që po ndërmerren në kuadrin e ndryshimeve të klimës. Detyra e Presidencës suedeze, së bashku me pjesët e tjera, është të punohet për adoptimin e një marrëveshjeje të re mbi klimën gjatë negociatave që do të mbahen në Kopenhagën, në muajin dhjetor. Këto detyra përfshihen në ambiciet e axhendës së Bashkimit Evropian. Por, në të njëjtën kohë, mbeten edhe një mundësi për BE-në, që të forcojë më tej kompetencat e tij, të krijojë vende të reja pune dhe të kontribuojë për një mjedis më të mirë të përbashkët.

Sa i përket Ballkanit, a mund të përkufizoni qasjen ndaj këtij rajoni prej Presidencës suedeze? Cila është realisht perspektiva për Shqipërinë brenda mandatit tuaj?

- Vazhdimësia e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqitet me një rëndësi strategjike për të siguruar paqen dhe progresin në një Evropë të hapur dhe të bashkuar. Prandaj, si pasojë e kësaj, mbetet me rëndësi të posaçme fakti që Bashkimi Evropian t'i përmbahet përkushtimit të tij dhe principeve të tij në rajonet e parashikuara për zgjerim.

Paqja e procesit të integrimit të Bashkimit Evropian do të vendoset nga progresi i reformave të arritura në secilin nga vendet. Presidenca suedeze, nga ana e saj, do të vazhdojë të punojë për të shënuar një progres të mëtejshëm në kuadrin e integrimit brenda Bashkimit Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në akord me progresin e reformave në secilin nga këto vende dhe vërtetimin e praktikave të ndjekura prej tyre.

Të tjera prioritete të Presidencës suedeze përfshijnë edhe "Bashkëpunimin në Drejtësi" për të cilat do të negociohet në "Programin e Stokholmit", si edhe adoptimi i një strategjie të Bashkimit Evropian për Detin Baltik, i cili mund të shërbejë si një makro-model për strategjitë e tjera rajonale në të ardhmen. Por, një prioritet tjetër i Presidencës sonë mbetet, natyrisht, edhe ai i çështjeve institucionale. Traktati i Lisbonës do të hyjë në fuqi për t'u zbatuar pikërisht gjatë Presidencës sonë. Ne po presim ndërkohë, me shumë interes referendumin në Irlandë. Kushtet do të ndryshojnë nëse traktati i Lisbonës do të nisë nga zbatimi. I bie që Presidenca suedeze të merret me menaxhimin e këtyre kushteve të reja të krijuara. Kemi një Komision të ri Evropian në vjeshtë dhe sapo kemi zgjedhur edhe Parlamentin e ri Evropian, i cili tashmë është në proces e sipër për zgjedhjen e Presidentit të ri të tij, si edhe krerëve të rinj të grupimeve parlamentare brenda tij.

Gjatë drejtimit të Presidencës suaj në krye të Bashkimit Evropian, Shqipëria pretendon që të bëhet pjesë e regjimit të heqjes së vizave të Ballkanit Perëndimor me BE-në. A mendoni se ky proces mund të realizohet gjatë periudhës që ju do jeni në krye të BE?

- Ashtu siç dhe ju e dini, Shqipëria nuk është propozuar nga Komisioni Evropian më datë 15 korrik në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që do përfitojnë nga regjimi i heqjes së vizave. Nëse çdo gjë do të shkojë mirë, Presidenca suedeze mund të jetë në gjendje që të arrijë marrëveshjen mes vendeve anëtare, për një vendim formal për tre vendet e pranuara, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, pra përfundimit të kësaj presidence, me futjen në fuqi të marrëveshjes në fillim të vitit 2010. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina kanë të njëjtën perspektivë në tërësi, ashtu si edhe vendet e tjera për të përfituar nga regjimi i liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Ato nuk kanë qenë të përfshira në propozimin e Komisionit Evropian, ashtu siç ishin të parat. Në fakt, atyre iu caktuan kushte të jashtëzakonshme dhe morën një vlerësim pozitiv nga KE për një propozim të mëvonshëm mbi heqjen e regjimit të vizave. Është pak e mundshme që kjo të arrihet për Shqipërinë brenda Presidencës suedeze të Bashkimit Evropian, por në vitin 2010 mund të jetë e realizueshme për vendin tuaj, nëse do të arrihet që të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme nga autoritetet.

Ekziston një ide (brenda BE), se vendimi i fundit për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor ka qenë selektiv, bazuar në paragjykime të ngritura mbi popullsitë myslimane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen ato të Shqipërisë, Kosovës apo Bosnjës. Bazuar te faktet, duket se ato e justifikojnë këtë ide. A jeni edhe ju dakord me këtë ide?

- Ministri ynë i Punëve të Jashtme, Carl Bildt, ka qenë shumë i qartë për këtë çështje në fjalimin që mbajti në Parlamentin Evropian, më 21 korrik: "Qytetarët e vendeve që nuk u propozuan për liberalizimin e vizave janë viktima të paaftësisë së liderëve të tyre politikë dhe autoriteteve për të ndërmarrë vendimet e duhura me qëllimin e përmbushjes së kushteve të caktuara, siç ka qenë p.sh., ajo e pajisjes së këtyre popullatave me pasaporta biometrike. Ideja e propozimit dhe e një qëndrimi "anti-mysliman" nga ana e Komisionit Evropian, është më se absurde, duke marrë në konsideratë faktin e një numri të madh qytetarësh myslimanë, të cilët jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët nuk gëzojnë vërtet regjimin e heqjes së vizave, paçka se janë të tillë. Ashtu siç edhe duhet ta dini, 25% e qytetarëve maqedonas janë shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre janë myslimanë. Duhet të shihet si një rrugë e lehtë për politikanët t'ua marrin mendjen qytetarëve të tyre, duke drejtuar gishtin nga Brukseli, për ta fajësuar atë mbi mos heqjen e regjimit të vizave. Por të bësh kështu në Ballkan, me çështje që janë shqetësuese për këtë rajon, si etniciteti apo religjioni, jo vetëm që është një gjë e gabuar, por edhe e rrezikshme, prandaj nuk duhet toleruar.

Intervistoi: Eglantina Nasi

Marrë nga gazeta "Libertas"

KOMENTE