English

Gjen vdekjen duke punuar me hekurat, një 52-vjeçar në Pogradec

Pogradec, 28 Korrik NOA - Fund tragjik ka pësuar jeta e një 52-vjeçari në qytetin e Pogradecit, pasi u përfshi në një incident në punë e sipër në punishten e tij të përpunimit të hekurit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen nr 1 të qytetit buzë liqenit, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Refki Zelollari, lindur në Alarup të Pogradecit dhe banues në lagjen Nr 1të këtij qyteti, ka qenë duke punuar në ambientin e tij të punës, një pikë tregtie hekuri afër shtëpisë.

Në një moment ende të paqartë, gjatë punës në bangon e kthimit të hekurit, kjo e fundit ka rënë në masë me rrymën elektrike dhe për pasoje ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Policia, e informuar për këtë ngjarje, tha se ka nisur hetimet dhe po përpiqet të zbardhë qartësisht rrethanat e vdekjes së 52-vjeçarit.

a.f/e.n/NOA

KOMENTE