Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata lë në burg dy të dyshuarit për vrasjen e ish-agjentit të drogës
English

Gjykata lë në burg dy të dyshuarit për vrasjen e ish-agjentit të drogës

Elbasan, 28 korrik NOA - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në burg dy të akuzuarit si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-agjentit të drogës 42-vjeçarit Roland Rexhepi.

"Arrest me burg" ka qenë masa e dhënë sot nga gjykata e Elbasanit për dy të pandehurit Armand Llakaj 33-vjeç dhe Arben Jaçe 28-vjeç.

Dy të akuzuarit u arrestuan tre ditë më parë pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së ish-policit Roland Rexhepi.

Ky i fundit u qëllua mëngjesin e 22 korrikut pranë banesës së tij nga dy persona të maskuar të cilët pasi derdhën një breshëri automatiku në drejt të ish-agjentit të drogës u larguan me shpejtësi me një motor.

Policia e cila nisi hetimet intensive për të zbardhur motivet dhe autorët e vrasjes së kolegut të tyre, çuan në qeli një ditë pas krimit Armand Llakaj dhe Arben Jaçen si të dyshuar.

Mësohet se në seancën e sotme prokurori ka mbështetur në provat shkencore të administruara gjatë hetimit duke kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" për dy të pandehurit.

Por kërkesa e akuzës është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të dyshuarit Arben Jaçe duke deklaruar se klienti i tij në momentin e krimit ndodhej në Tiranë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE