Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Jemi të interesuar për një epokë të re në marrdhëniet tona me Kinën
English

SHBA: Jemi të interesuar për një epokë të re në marrdhëniet tona me Kinën

Uashington, 28 korrik, NOA - Shteteve të Bashkuara të Amerikës po shfaqin gjithmonë e më tepër interesimin për rritje të raporteve të tyre me Kinën.

Kjo frymë është shfaqur edhe gjatë fjalimeve të fundit të presidentit amerikan, Barak Obama, i cili së fundmi ka drejtuar thirrje për një epokë të re bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Sipas tij, pavarësisht nga mosmarrëveshjet, ka çështje të rëndësishme mbi të cilat dy vendet mundet dhe duhet të bashkëpunojnë, ku bëhet fjalë për të trajtuar problemet me të cilat përballet bota.

"Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të kenë ndikimin e tyre gjatë shekullit të 21-të, çka e bën këtë po aq të rëndësishme sa çdo marrëdhënie tjetër në botë. Kjo duhet të jetë në qendër të partneritetit tonë. Kjo është përgjegjësia që ne mbajmë së bashku", ka bërë të ditur Obama para zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë ndërsa ata filluan një takim dy-ditor në Uashington.

Dialogu Strategjik dhe Ekonomik SHBA-Kinë zhvillohet për të diskutuar një program të gjerë që nga shqetësimet për monedhën e deri tek politika e jashtme.

Presidenti tha se zyrtarët duhet të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat në të gjithë botën, duke përfshirë recesionin ekonomik global, ndryshimin e klimës, dhe përhapjen e armëve bërthamore.

Ai përmendi programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

"As Amerika dhe as Kina nuk kanë interes që terroristët të arrijnë të blejnë një bombë, apo të fillojë një garë armatimesh në Azinë Lindore. Prandaj ne duhet të vazhdojmë bashkëpunimin për të çnuklearizuar gadishullin korean, dhe t'ia bëjmë të qartë Koresë së Veriut se rruga drejt sigurisë dhe respektit arrihet duket përmbushur kushtet."

Presidenti Obama foli gjithashtu për nevojën e konfrontimit të kërcënimeve që tejkalojnë kufijtë e një vendi. Ai foli për bashkëpunim në fushën e zbulimit për shpërbërjen e rrjeteve terroriste, dhe vendosjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm për kontrollin e sëmundjeve të rrezikshme.

"Të gjitha këto çështje e kanë burimin tek fakti se asnjë shtet i vetëm nuk mund t'i përballojë vetëm sfidat e shekullit 21, dhe as nuk mund t'i avancojë interesat e veta i izoluar. Është pikërisht ky fakt që na bën ne të bashkëpunojmë".

Por gjithsesi, Obama e bëri të qartë se SHBA-të do të vazhdojnë ta ngrejë zërin për të drejtat e njeriut, për të cilat Kina kritikohet.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE