Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Dodës , kapen edhe dy të rinj të dyshuar si ekzekutorë
English

Vrasja e "Dodës", kapen edhe dy të rinj të dyshuar si ekzekutorë

Elbasan, 28 Korrik NOA - Policia e Elbasanit ka konfirmua para pak minutash për agjencinë e lajmeve NOA, dy arrestime të tjera për vrasjen e bujshme që enden mban të shokuar këtë qytet.

Marius Tafa dhe Shkëlzen Shkrepi, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 42-vjeçarit Roland Rexhepi, u arrestuan sot pasdite, pak orë pasi përfunduan seancat intensive të marrjes në pyetje, të dy të dyshuarve të tjerë, Arben Jaçe nga Tirana dhe Armando Llakaj nga Elbasani.

"Në lidhje me ngjarjen e datës 22 korrik 2009 ku është vrarë me arme zjarri, Roland Rexhepi, 42 vjeç, pas hetimeve paraprake të kryera dhe në bazë të provave ligjore të grumbulluara, sot më datë 28 korrik 2009, është bërë i mundur ndalimi i të dyshuarve si autorë:

Marius Fatmir Tafa, 21 vjeçar, lindur dhe banues ne Elbasan lagjja "Haxhias" dhe Shkëlzen Shefki Shkrepi, 30 vjeçar, lindur dhe banues në Elbasan, lagjja "Haxhias", - konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA, Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

Ajo sqaroi se "ndalimi i tyre u be mbi bazën e Urdhrave të ndalimit, lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi këta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Arben Jaçe, janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Roland Rexhept".

Në këtë mënyrë, edhe këta të rinj, janë tani nën akuzë për "Vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje të Armëve dhe Municioneve luftarake", vepra penale të parashikuara nga nenet 78, 25 e 278 te Kodit Penal.

Policia, deklaroi se po punohet për zbulimin e plotë të motivit të ngjarjes, duke pranuar se ende nuk është në gjendje të dalë me një version të qartë dhe përfundimtar.

Grupi hetimor i zgjeruar që po merret me vrasjen e "Dodës", gjithsesi, po i përforcon dyshimet se kemi të bëjmë me një krim të menduar mirë, të kryer nga një grup i organizuar kriminal që kishte si qëllim eliminimin e tij.

NJOFTIM: NE TRANSMETIMIN E ARDHSHEM PAS PAK MINUTASH, REPORTAZH SPECIAL ILUSTRUAR ME FOTO DITE, MBI ATENTATIN QE TRONDITI ELBASANIN

KOMENTE