Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident rrugor në Pukë, shpejtësia i merr jetën shoferit 45 vjeçar
English

Aksident rrugor në Pukë, shpejtësia i merr jetën shoferit 45 vjeçar

Pukë, 29 korrik NOA-Një tjetër aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme duke rritur në këtë mënyrë bilancin e vdekjeve si pasojë e tyre. Viktima e rradhës ka qenë drejtuesi i automjetit, një 45 vjeçar.

Ngjarja tragjike ndodhi në Pukë, në në vendin e quajtur Arrëz- Miliska në aksin rrugor Qafë Mali- Bajram Curri. Automjeti tip kamion i drejtuar nga 45-vjeçari Gafur Dervishi, doli nga rruga dhe përfundoi rreth 100 metra poshtë rrugës.

Megjithë përpjekjet e policisë e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, viktima nuk mund t'i shpëtonte vdekjes për shkak të plagëve të rënda.

 Policia po bën zbardhjen e plotë të aksidentit i cili mendohet se ka si shkak shpejtësinë e madhe me të cilën udhëtonte kamioni.

m.i/NOA

Â

KOMENTE