Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Angazhimi ynë për heqjen e vizave me BE në 2010, i realizueshëm
English

Basha: Angazhimi ynë për heqjen e vizave me BE në 2010, i realizueshëm

Bruksel, 29 korrik, NOA - Ministri i Jashtëm shqiptar Lulzim Basha paraqitet optimist mbi faktin se Bashkimi Evropian do të mbajë të hapur në vëmendjen e tij çështjen e zgjerimit të mëtejshëm, ku patjetër që përfshihen vendet e Ballkanit. Në një intervistë nga Brukseli, ku ministrat e jashtëm të BE-së i hapën dritën e gjelbër Islandës për të filluar bisedimet e anëtarësimit vetëm pak javë pas aplikimit, duke iu përgjigjur shqetësimeve evropiane për vonesat në daljen e rezultateve të zgjedhjeve, Basha thotë se procesi gati njëmujor i numërimit të votave është brenda çdo afati ligjor.

Cili ishte reagimi i tij pas mesazhit të dhënë nga ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel. - Duhet kuptuar si një mesazh shumë inkurajues për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Mendoj se deklarata e Bashkimit Evropian qartësisht rikonfirmon mbështetjen që Bashkimi Evropian i jep axhendës së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe merr shkas pikërisht në këtë deklaratë nga aplikimi i Shqipërisë i paraqitur në 28 prill, nga kryeministri Berisha presidencës së radhës dhe i cili pritet të trajtohet sipas kësaj deklarate pas përfundimit të procedurave zgjedhore. Kur është fjala për procedurat zgjedhore zoti Basha njoftimet nga Brukseli lënë të kuptohet se në qendër të vëmendjes së takimeve dhe bisedimeve që keni pasur ju atje ka qenë pikërisht edhe zvaritja e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. - Nuk do të thoja se ka një kapërcim sa i përket kohës që ka marrë procesi sepse kjo kohë është parashikuar me ligj. Unë mendoj se qartësisht procesi vlerësohet nga të gjithë partnerët tanë evropianë. Është një proces i cili tashmë është i përfunduar, por teknikisht KQZ-së, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do t'i duhet të presë edhe për këto pesë ditë të kësaj jave në mënyrë që të ezaurojë afatin pesëditor ligjor që i jep kodi çdo force politike apo çdo subjekti politik për të ankimuar ndarjen e mandateve dhe merr formën e prerë në datën 1 gusht. Pra jo më shumë se afër një muaj pas ditës së zgjedhjeve ne kemi përfunduar çdo procedurë teknike, çdo kontestim. Pra, mendoj se krahasuar edhe me zgjedhjet e tjera në Shqipëri, por krahasuar edhe me zgjedhje të standarteve euroatlantike, kjo është një kohë jashtëzakonisht e arsyeshme për të përfunduar një proces zgjedhor duke përfshirë këtu edhe periudhën e kontestimeve dhe konfirmimeve. Kur është fjala për kontestimet, çfarë mund të thoni për kontestimet që vijnë nga blloku i majtë, saktësisht sot pasdite do të dihet edhe qëndrimi i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj lidhur me njohjen apo, nuk përjashtohet mundësia, edhe mos njohjen e këtyre rezultateve? - Mendoj se duhet të sqarojmë qartësisht dy anë të këtij diskutimi. E para ka të bëjë me anën ligjore, dhe këtu qartësisht nuk ka vend për hamëndësime, pasi KQZ-ja me votë unanime 7 me 0 ka miratuar të gjitha mandatet përkatëse për çdo qark të Shqipërisë çka do të thotë se KQZ-ja, si një organ i zgjedhur me votë unanime të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste në parlamentin shqiptar duke zbatuar kodin, po kështu të miratuar në mënyrë unanime nga deputetët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në kuvendin shqiptar, i ka dhënë përgjigjen përfundimtare kësaj pyetje. Pra nuk ka asnjë kontestim ligjor i cili nuk është trajtuar në mënyrë ligjore, dhe që nuk ka marrë përgjigjen ligjore. Pjesa e dytë sigurisht ka të bëjë me politikat e brendëshme të Partisë Socialiste dhe me faktin se statuti i kësaj partie parashikon pasojat e caktuara për lidershipin e Partisë Socialiste në lidhje me rezultatin humbës të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Personalisht mendoj se nuk duhet që partia Socialiste apo lidershipi i saj të vendosë interesat e ngushta të një personi, një grupi apo të një klani mbi ato kombëtare duke hedhur në tregun e retorikës politike fjalë të tilla të rënda dhe pa vend në vitin 2009 për një vend anëtar të NATO-s, siç është bojkoti politik, por natyrisht kjo është në dorë të Partisë Socialiste, e cila pa dyshim do të mbajë edhe barrën e plotë të përgjegjësisë për çdo vendim që merr. Keni pasur bisedime qoftë edhe telefonike me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ministrin e jashtëm të Suedisë Bildt, që është kryesues i radhës i BE-së, lidhur me çështjen e regjimit të vizave. Nuk ju vjen keq që vetëm Shqipëria dhe Bosnja u veçuan nga heqja e vizave për momentin? - Në raport me një nga kriteret kryesore teknike, pasaportat biometrike, momenti i fundit i verifikimit nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian në tërësi ishte maj i këtij viti. Shqipëria sapo kishte nisur procesin e prodhimit të pasaportave biometrike. Opinionit publik i kujtohet qartë se pasaporata e parë është lëshuar në prani të zëvendëskomisionerit Jacques Barrot, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Tiranë. Por në këtë kontekst unë dua të përsëris, së pari, angazhimin e shprehur qartë nga qeveria shqiptare, nga kryeministri Berisha, për të ecur përpara në procesin e pasaportave biometrike, proces i cili sot po ecën me një ritëm shumfish më të lartë se sa ai i pritshëm apo i deklaruar përpara zyrtarëve të Komisionit Evropian, para të cilëve kemi deklaruar se nga fundi i vitit do të kemi 100 mijë qytetarë të pajisur me pasaportat biometrike, dhe me ritmet e sotme jam i sigurt se ky ritëm do të dy, tre apo katërfishohet. Dhe së dyti, ashtu siç e ka bërë të qartë edhe Brukseli zyrtar, verifikimi i këtij procesi, i cili ndodh në periudhën tetor, nëntor, qartësisht do të hapë dyert edhe për Shqipërinë edhe për shqiptarët. Një gjë do të jetë e sigurt, që angazhimi i kryeministrit Berisha, i qeverisë së tij, që brenda vitit të parë të mandatit të dytë shqiptarët të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen, është plotësisht i realizueshëm dhe ne po punojmë që këtë premtim jo vetëm ta realizojmë në kohën e duhur, por edhe ta afrojmë sa më shumë për të cilën po ashtu mbetem optimist.

BBC

KOMENTE