Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD për akuzat e Ramës për zgjedhjet: Përgjigjen më të mirë ja dhanë shqiptarët
English

PD për akuzat e Ramës për zgjedhjet: Përgjigjen më të mirë ja dhanë shqiptarët

Tiranë, 29 korrik NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama i cili u shpreh në një konferencë për shtyp mesditën e sotme se

procesi zgjedhor pësoi deformime.

"Edi Rama, në apologjinë e humbjes sërish akuzoi procesin zgjedhor, mohoi duke trilluar e mashtruar për të vërtetat mbi këtë proces, më i miri në historinë e vendit.

Ai deklaroi për mungesë transparence për procesin parazgjedhor.

Përgjigjen më të mirë ja dhanë qytetarët shqiptarë, 1.4 milionë e të cilëve morën letërnjoftimet elektronike, duke hedhur poshtë me përçmim thirrjet e tij për të mos i marrë ato" deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

"Në apologjinë e tij të humbjes, Edi Rama deklaroi se numërimi i votave nuk ishte transparent ndërkohë që pa përjashtim të gjithë komisionerët e tij në Berat Tiranë e Shkodër kanë firmosur çdo procesverbal e çdo tabelë rezultatesh pa asnjë vërejtje.

Ky numërim për herë të parë u bë me skanim dhe filmim të plotë të fletëve të votimit, pra me transparencën më të lartë në historinë e vendit, dhe Rama pasi pa një nga një numërimin e votave të të gjithë qarkut të Beratit, kuptoi se ai me ligësi e pabesi po akuzonte komisionerët e Partisë Socialiste se kishin numëruar me korrektesën më të madhe" shtoi më tej Mëhilli.

Mëhilli shtoi se për sa i përket largimit dhe mos largimit të tij nga kreu i PS këto nuk janë problemet e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se krahasimi i pozitës së tij me atë të Kryeministrit fitimtar është shumë i pafat.

k.k/NOA

KOMENTE