English

Bakojanis: Çështja e emrit, Greqia do vijojë ta pengojë integrimin e Maqedonisë

Athinë, 31 korrik, NOA - Greqia do të vazhdojë ta bllokojë integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, nëse prej saj nuk gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit.

Një qëndrim të tillë të Athinës zyrtare e ka bërë me dijeni sot ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis.

Sipas saj, zgjidhja e çështjes së emrit është e domosdoshme për të ardhmen euroatlantike dhe evropiane të vendit.

"Greqia po punon në lidhje me çështjen e emrit dhe vazhdon që të udhëheqë një luftë të rëndë negocuiese në kornizat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara", theksoi Bakojanis lidhur me një fakt të tillë.

Konkretisht, ajo zgjidhjen e emrit e sheh në pranimin e një emri të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim nga të gjithë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE