Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji Berisha për martesat gay, bën xhiron e mediave nëpër botë
English

Ligji "Berisha" për martesat gay, bën xhiron e mediave nëpër botë

Ligji ende projekt, i prezantuar këto ditë nga Kryeministri Sali Berisha, që lejon martesat brenda gjinie, po bën xhiron e botës në mediat më të njohura.

Shtypi britanik, i ka kushtuar sot një vend të veçantë dhe faqen e parë në disa raste, "draftit Berisha për martesat homoseksuale".

Kjo deklaratë, shkruan "Financial Times", që citon Reuters, e ka habitur shoqërinë maskiliste dhe thekson se "kjo lëvizje është e para në Ballkan".

Prestigjioza ekonomike citon se udhëheqësit myslimanë dhe katolikë e dënuan këtë ligj të propozuar.

Kurse "The Times" shkruan se kryeministri Berisha, ka thënë se megjithë debatin që mund të provokojë, diskriminimi është i papranueshëm.

E përditshmja thekson mungesën e tolerancës në Ballkan, për sa i takon homoseksualizmit dhe njofton se të enjten, grupet serbe i bënë thirrje policisë që merrte masa ndaj slloganeve anti-homoseksuale që u panë nëpër mure përpara një evenimenti për homoseksualët.

Marshi i planifikuar për homoseksualët më 20 shtator, do të jetë i pari në vend që prej vitit 2001, kur një eveniment i ngjashëm u dhunua nga ekstremistët.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters, thotë se me ligjin që prezantoi, Sali Berisha i çuditi më shumë nga të gjithë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Agjencia franceze e lajmeve AFP thotë se me 74 ndër 140 vota që duhen në parlamentin shqiptar, "Berisha e ka në xhep fitoren për kalimin e ligjit".

Setimes nënvizon se "Shqipëria po merr masa drastike siç është lejimi i martesave gay, për hir të heqjes së vizave me vendet e BE-së.

Edhe mediat greke i kanë kushtuar rëndësi lajmit që përcolli Berisha.

Ta Nea shkruan se Berisha propozoi një ligj për martesat gay që ngjalli reagime të forta nga myslimanët e kristianët në vend. Gazetarja Natasha Bastea duke raportuar nga Tirana për gazetën më të madhe në Greqi, përshkruan se lajmi ishte një surprizë në një prej dy vendeve në Evropë që kanë shumicë myslimane. Drafti "Berisha", provokoi surprizë edhe për aktivistët e lëvizjeve pro homoseksualëve që pohuan se nuk e prisnin një lëshim të tillë.

Gazeta kthehet në kohë kur thotë se pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, homoseksualizmi vijoi të konsiderohej vepër penale dhe dënohej deri në vitin 1995, me dhjetë vjet heqje lirie. Por edhe sot, pjesa më e madhe e gay-ve, fshihen për të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe për të mos provokuar probleme te familjet e tyre, në shoqërinë shqiptare, shumë skeptike ndaj dukurisë, shkruan "Ta Nea". Ajo përfundon raportin duke thënë se drafti ka shumë gjasa të miratohet pasi PD ka shumicën në Parlament.

Qershorin e kaluar, Tomas Hamerberg, përfaqësuesi i Këshillit të Evropës, kishte evidentuar probleme me të drejtat e njeriut dhe kishte vënë theksin te homoseksualët në Shqipëri, duke sugjeruar masa për të luftuar diskriminimin e tyre. "Në Shqipëri, nuk ka lehtësira ndaj homoseksualëve, të cilët përballen me dhunë psikologjike dhe fizike dhe konsiderohen nga shoqëria, si të padëshirueshëm", - citohet z. Hamerberg.

E përditshmja tjetër, "Ethnos", shkruan se Berisha ka si synim të fusë në Shqipëri ligjin për martesat gay, kurse vlerëson se një gjë e tillë mund të sjellë dyndje të shtetasve grekë, gay, të cilët të zgjedhin Shqipërinë, si vendin më të afërt ku mund të martohen.

"Tema e Parë", një tjetër e përditshme greke thotë se autoritetet shqiptare janë pozicionuar pro martesave gay ndonëse pranojnë se ligji do të ngjallë debate të shumta dhe zëra kundër do të jenë më të fuqishëm.

Sakaq, agjencia greke e lajmeve ANA, thotë se Berisha ka publikuar një draft i cili në të vërtetë, sipas vetë OJF-ve, nuk përfshinte një nen për martesat gay por vetëm për luftën ndaj diskriminimit të personave që konsiderohen minoritete për shkak të jetës së ndryshme seksuale që bëjnë.

Kurse Naftemboriki shkruan se drafti "Berisha" ka provokuar zemërim të thellë në religjionet shqiptare.

Gazeta citon zëdhënësin e Kishës Ortodokse shqiptare, Anton Merdani që e dënon nismën e Berishës dhe bën thirrje që ajo të mos miratohet në Kuvend, për të mos shkatërruar familjen shqiptare.

Reagimet nga OJF-të

Martesat brenda gjinisë në Shqipëri nuk mund të kryhen edhe nëse për këtë ka mbërritur ose do të mbërrijë një projektligj ku të jetë përfshirë një gjë e tillë, sepse e pengon Kodi Shqiptar i Familjes.

Aureola Anastasi, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sqaron anën ligjore të çështjes: "Nuk ka një pikë në draftin e përgatitur nga organizatat për të drejtat e njeriut në vend, ku të kërkohet legjitimimi i martesave mes homoseksualëve meshkuj apo femra, por edhe nëse do të kishte një të tillë, ky ligj nuk do të mund të kalonte për miratim në Parlament, pasi më parë, do të duhej të ndryshohej kodi i Familjes".

Në të vërtetë, Kodi i Familjes, përcakton se martesë konsiderohet ai veprim që kryhet mes mashkullit dhe femrës.

Në këtë mënyrë, përjashtohet ligjërisht që të funksionojnë qoftë dhe me një ligj shtesë, martesat brenda gjinisë.

"Për të arritur një gjë të tillë, nuk është e mundur sepse para se të kalojë një projektligj që të ketë të inkuadruar si nen edhe martesat brenda gjinisë, duhet që më parë, të bëhet ndryshimi i Kodit Shqiptar të Familjes, dhe një gjë e tillë, kërkon shumicë të fortë në Kuvend, gjë që vështirëson shumë këtë lëvizje", tha dje, Anastasi.

Në fakt, një projektligj si ai i përgatitur nga Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, që ka si emërtesë dhe si objekt, luftën ndaj diskriminimit të minoriteteve, mund të kalohet në Parlament për votim, vetëm nëse nuk ka të përfshirë si nen, martesën brenda gjinisë dhe mund të ligjërohet thjeshtë duke marrë 36 vota ose 50 për qind + 1 të deputetëve të pranishëm në sallë, që në rast votim projektligjesh duhet të jenë jo më pak se 71, pra pak më shumë se gjysma e deputetëve.

Në të kundërt, ai bie ndesh me Kodin e Familjes. Dhe për të bërë ndryshime në Kodin e Familjes, pra të inkuadrosh në të se martesa nuk ka më kuptimin ligjor kur realizohet mes mashkullit dhe femrës por edhe mes dy meshkujve apo mes dy femrave, kërkohet nismë e re ligjore, e cila për të marrë fuqi ligjore duhet të miratohet nga jo më pak se 84 ndër 140 deputetët e Kuvendit shqiptar.

Sakaq, hedhja në "treg" e mundësisë së martesave gay, një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha, shihet nga organizatat jofitimprurëse më së paku si një lajthitje e Berishës dhe më së shumti si një tallje ose mashtrim.

Drejtuesit e OJF-ve që janë marrë pikërisht me projektligjin që Berisha dje tha se ka mbërritur në Parlament, kanë pohuar se në draft nuk gjendet asnjë rresht ku të kërkohet me ligj, pranimi i martesave homoseksuale.

"Ne jemi iniciatorë të projektligjit kundër diskriminimit të minoriteteve të caktuara. Në draftin që ne kemi paraqitur dhe që i plotë do t'i shkojë për miratim Parlamentit, nuk kemi kërkuar dhe nuk kemi ndërmend të kërkojmë që të ligjërohen martesat brenda gjinisë", deklaroi për agjencinë e lajmeve NOA, Elsa Ballauri, kryetare e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Duke dashur të theksojë këtë fakt, zonja Ballauri e cila gjendet për momentin jashtë Shqipërisë, tha se "ne e konsiderojmë të papërshtatshme për Shqipërinë që të ketë martesa të homoseksualëve".

***

Reagime sakaq kanë ardhur nga komunitetet fetare. Selim Muça, kryetar i Bashkësisë Islame - Komuniteti Mysliman Shqiptar, tha se një iniciativë e tillë, është e papranueshme dhe ajo nuk duhet të kalojë për ligjërim në Parlament.

"Kurani e ndalon në mënyrë kategorike mundësinë e martesave homoseksuale, jo më kot janë krijuar femra dhe mashkulli, për t'u bashkuar mes tyre dhe për të siguruar vazhdimësinë e njerëzimit", ka pohuar Selim Muça.

Me të njëjtin argument kanë dalë edhe drejtues të komunitetit katolik dhe ortodoks në vendin tonë, duke dënuar mundësinë e ligjërimit të martesave gay.

***

Këto reagime të forta erdhën pasi pardje, kryeministri Sali Berisha, duke folur në Komitetin Ndërministror për Integrimin i cili miratoi plan veprimin për dialogun e liberalizimit të vizave, tha se një ligj tjetër shumë i rëndësishëm është ai kundër diskriminimit.

Kryeministri pohoi se ky ligj është përgatitur dhe ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara.

Berisha tha se mbetet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe sa do të mund të favorizohen ato.

Kurse dha mendimin personal se "pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm".

Këtu kryeministri "spekuloi", kur tha se "ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre" dhe shtoi: "Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane".

Ndaj Berisha duke lajmëruar se ky ligj është në Parlament theksoi se ai "duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që gjykoj se zhduk një lloj diskriminimi".

Shpotitë e Berishës nuk kishin të sosur, kur me një gjuhë therëse paçka se të hollë dhe "qëndisur" kujdesshëm, atakoi persona publikë, kur tha: "Këtu nuk ka një qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë. Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat në të cilat aderon dhe është e detyruar ti respektoj".

Dhe në përfundim të argumentit që hodhi, Berisha, tha: "Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin sepse është opinioni. Më mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin".

Vendet ku lejohen martesat gay:

Afrika e Jugut

Belgjikë

Kanada

Holandë

Norvegji

Spanjë

Suedi

/a.k/e.l/b.a/NOA/ - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE