Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martesat gay, Komuniteti Mysliman: Ligji i ri do të shkatërronte familjen
English

Martesat gay, Komuniteti Mysliman: Ligji i ri do të shkatërronte familjen

Tiranë, 31 korrik, NOA - Komuniteti Mysliman Shqiptar ka deklaruar sot në mënyrë zyrtare qëndrimin e tij kundër dhe në papajtueshmëri të plotë me ligjin që po hartohet nga qeveria, i cili do lejojë martesat mes personave të të njëjtit seks në vendin tonë.

Përmes përfaqësuesit të tij, Sajmir Rusheku, komuniteti më i madh i besimtarëve në vendin tonë, bëhet me dijeni se ai nuk është në asnjë mënyrë dakord me qëndrimin e qeverisë.

"Ligji për të lejuar martesat mes homoseksualëve është një iniciativë për të cilën ne jemi shumë të indinjuar", ka thënë Rusheku.

Më pas, ai ka shtuar se ky ligj bie ndesh me traditat shqiptare dhe se vënia në fuqi e tij do të shkatërronte familjen shqiptare.

"Ligji jo vetëm që bie ndesh me rregullat e traditës së vendit, por ai përbën në vetvete edhe një shkelje të rëndë të moralit", ka deklaruar përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Sipas tij, vendi ka çështje më madhore për të diskutuar dhe zgjidhur e jo të merret me rekomandime fakultative që i vijnë nga jashtë.

n.e/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE